DhtikShtrenjtimi i naftës, DHTIK kërkon ulje të akcizës dhe mbështetje urgjente për bizneset e fermerët
2 min čitanja
Dhtik
Shtrenjtimi i naftës, DHTIK kërkon ulje të akcizës dhe mbështetje urgjente për bizneset e fermerët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me ngritjen e sërishme të çmimeve të derivateve të naftës në vend, e cila po shton presionin mbi të gjithë sektorët e ekonomisë, fermerët dhe konsumatorët.Sipas DHTIK-ut, kjo rritje po i rëndon tej mase ndërmarrjet, të cilat po përballen njëkohësisht me kosto më të larta të energjisë, transportit dhe inputeve të tjera.Në njoftimin e saj, DHTIK bën të ditur se ndikimi i rritjes së çmimeve të karburanteve është veçanërisht i ndjeshëm për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.“Për një pjesë të ndërmarrjeve, veçanërisht ato prodhuese, ndërprerjet e energjisë i detyrojnë të përdorin gjeneratorë për të vazhduar procesin e punës, duke krijuar shpenzime shtesë për blerjen e derivateve,” thuhet në njoftim.Një goditje e drejtpërdrejtë po i jepet edhe sektorit të bujqësisë, ku karburanti është input i domosdoshëm për punimin e tokës, mbjelljen dhe korrjen.“Rritja e çmimit të derivateve përkthehet drejtpërdrejt në rritje të kostos së prodhimit bujqësor dhe mund të reflektohet në çmimet e produkteve, që ndikon më pas në pjesëmarrjen e tyre në tregun edhe ashtu të ngufatur nga importi,” alarmon DHTIK.Gjithashtu, Dhoma thekson se ky shtrenjtim ka ndikuar drejtpërdrejt në "ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të konsumit dhe kostove të ndërtimit dhe çmimeve të prodhimit."Duke marrë parasysh se kjo krizë po thellohet edhe nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe situata në Lindjen e Mesme, DHTIK i bën thirrje institucioneve të marrin shembull nga vendet e rajonit.“Andaj, duke e parë që çmimi i derivateve vazhdon të ketë ngritje të ndjeshme dhe që kriza në Lindjen e Mesme nuk duket se do të zgjidhet shpejtë, DHTIK kërkon që edhe institucionet e Kosovës të shqyrtojnë pa vonesë mundësinë e uljes së përkohshme të akcizës dhe masa lehtësuese për sektorët më të prekur”, thekson DHTIK.Ndër kërkesat dhe propozimet kryesore të DHTIK-ut përfshihen: Ulja e përkohshme e akcizës për derivatet e n
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.