Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në margjinat e punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka takuar princin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.Kurti në një postim në Facebook shkruan se Miqësia mes Kosovës dhe Kuvajtit nuk lindi në kohë të qeta.“Në vitin 1999, kur populli ynë po dëbohej dhunshëm nga shtëpitë e veta, një nismë televizive në Kuvajt mblodhi shtatë milionë dollarë për një ditë të vetme për Kosovën. Vetë Emiri i ndjerë dhuroi një milion dollarë.Kuvajti e di nga përvoja e vet ç'do të thotë të përjetosh agresionin e okupimin, ta humbasësh lirinë dhe ta rifitosh me ndihmën e aleatëve. Mbase për këtë e kuptoi Kosovën shpejt dhe mirë. Ne nuk e harrojmë këtë solidaritet”, thekson Kurti.Sipas postimit të Kurtit në Facebook, princi i Kuvajtit, falënderoi Republikën e Kosovës për përkrahjen në luftimin e ekstremizmit në rajonin e Gjirit.“Ndërsa biseduam edhe për kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowa-s.Më 11 tetor 2011, Kuvajti e njohu Republikën e Kosovës si shteti i 82-të në botë. Këtë muaj mbushen 15 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Gjatë gjithë kësaj kohe, në rrugën tonë drejt organizatave ndërkombëtare, Kuvajti ka qëndruar me ne. Për këtë mbështetje të çmuar dhe të vazhdueshme, Shkëlqesisë së Tij i shpreha falënderimet e popullit të Kosovës”, shkruan Kurti. “Tani është koha për një hap të ri domethënës: këtë miqësi ta kthejmë në partneritet konkret në rrugën e zhvillimit ekonomik. Shprehëm gatishmërinë tonë për ta nënshkruar memorandumin për Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim, i cili do t'u japë marrëdhënieve tona mundësi të reja dhe një kornizë të qëndrueshme. U pajtuam që së shpejti do t'i përmbyllim edhe marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve.Kërkuam gjithashtu mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në Org
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.