PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ministria e drejtësisë - mkShasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte
2 min čitanja
Ministria e drejtësisë - mk

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët "Përmirësimi i Funksionit Kërkimor dhe Analitik në Partitë Politike - Përvoja Ligjore dhe Krahasuese".Shasivari theksoi se Qendrat Kërkimore dhe Analitike të Partive (QKAP) kanë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së politikave, debatit publik dhe proceseve demokratike."QKAP duhet të jenë vende ku politika përballet me faktet, dhe të dhënat dhe analizat përdoren për të marrë vendime më të mira", tha Shasivari.Ai theksoi se me përdorimin e fondeve publike për të financuar QKAP vjen edhe llogaridhënia publike, veçanërisht në aspektin e cilësisë së kërkimit, analizave dhe rekomandimeve që rrjedhin prej tyre."Fondet publike duhet të prodhojnë vlerë publike. Këto fonde janë të destinuara për kërkim, analiza, zhvillim politikash dhe ndërtim kapacitetesh profesionale. Prandaj, ne duhet të kemi jo vetëm rregulla se si shpenzohen fondet, por edhe një kulturë llogaridhënieje për atë që prodhojnë këto fonde. Çfarë kërkimesh janë bërë? Çfarë analizash janë përgatitur? Çfarë politikash janë vlerësuar? Çfarë rekomandimesh kanë dalë prej tyre? Si janë përdorur të dhënat? Çfarë kontributi kanë dhënë këto qendra në zhvillimin e politikave? Këto janë pyetjet që duhet të bëjmë. Jo për të kufizuar punën politike, por për ta bërë atë më serioze, me cilësi më të lartë dhe më të përgjegjshme", theksoi Shasivari.Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak në fushën e kërkimit dhe njohurive."Mund të mos biem dakord për vendimet, por mund të biem dakord që vendimet duhet të bazohen në të dhëna të sakta dhe analiza serioze", theksoi Shasivari./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët "Përmirësimi i Funksionit Kërkimor dhe Analitik në Partitë Politike - Përvoja Ligjore dhe Krahasuese".Shasivari theksoi se Qendrat Kërkimore dhe Analitike të Partive (QKAP) kanë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së politikave, debatit publik dhe proceseve demokratike."QKAP duhet të jenë vende ku politika përballet me faktet, dhe të dhënat dhe analizat përdoren për të marrë vendime më të mira", tha Shasivari.Ai theksoi se me përdorimin e fondeve publike për të financuar QKAP vjen edhe llogaridhënia publike, veçanërisht në aspektin e cilësisë së kërkimit, analizave dhe rekomandimeve që rrjedhin prej tyre."Fondet publike duhet të prodhojnë vlerë publike. Këto fonde janë të destinuara për kërkim, analiza, zhvillim politikash dhe ndërtim kapacitetesh profesionale. Prandaj, ne duhet të kemi jo vetëm rregulla se si shpenzohen fondet, por edhe një kulturë llogaridhënieje për atë që prodhojnë këto fonde. Çfarë kërkimesh janë bërë? Çfarë analizash janë përgatitur? Çfarë politikash janë vlerësuar? Çfarë rekomandimesh kanë dalë prej tyre? Si janë përdorur të dhënat? Çfarë kontributi kanë dhënë këto qendra në zhvillimin e politikave? Këto janë pyetjet që duhet të bëjmë. Jo për të kufizuar punën politike, por për ta bërë atë më serioze, me cilësi më të lartë dhe më të përgjegjshme", theksoi Shasivari.Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak në fushën e kërkimit dhe njohurive."Mund të mos biem dakord për vendimet, por mund të biem dakord që vendimet duhet të bazohen në të dhëna të sakta dhe analiza serioze", theksoi Shasivari./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…