PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Melazim kociKërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
2 min čitanja
Melazim koci

Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Njohësi i çështjeve politike Melazim Koci vlerëson se nevojitet krijimi i një task-force të përbashkët, ku do të përfshiheshin përfaqësues të spektrit politik, shoqërisë civile dhe ekspertë ndërkombëtarë, me synimin që Gjykata e Apelit ta rrëzojë tërësisht vendimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.“Ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me katër liderët e UÇK-së, ky vendim ka të bëjë edhe me fatin e Kosovës. Me bindjen time, nëse në Apel nuk anulohet në tërësi dënimi, Kosova mund të kthehet në vitin 2007, kjo është tendenca e atyre që kanë shqiptuar këtë dënim. Prandaj, uniteti paraqitet si diçka imperative, por ai unitet duhet të ndërtohet. Kam dëgjuar mbrëmë propozimin që kanë bërë PDK-ja dhe ai është propozim i mirë, për aq sa kam dëgjuar, por duhet më shumë. Unë mendoj se duhet krijuar një task-forcë që do të përbëhej nga përfaqësuesit e gjitha partive politike, të shoqërisë civile dhe të ekspertëve ndërkombëtar, sepse nuk jam i sigurt që Kosova ka mjaftueshëm ekspertizë për t’i bërë ballë situatës në të cilën gjendemi”, ka thënë Koci për Radio Dukagjini.Ai ka propozuar që veprimet të zhvillohen në disa rrafshe, duke veçuar atë politik dhe juridik.“Në rrafshin politik që do të informonte opinionin botëror, madje edhe me tekste të paguara në gazetat kryesore të botës, për një padrejtësi të jashtëzakonshme dhe ajo është punë e lehtë. Dhe e dyta, aspekti juridik që kërkon ekspertizë të jashtëzakonshme, dhe si për fat të keq unë mendoj që Kosova nuk e ka në doza të mjaftueshme dhe se duhet të angazhojë njerëz që janë të familjarizuar me Kosovën nga jashtë, ekspertë të jashtëzakonshëm të se drejtës ndërkombëtare”, ka shtuar Koci.Sipas Kocit, task-forca duhet të funksionojë në koordinim me institucionet e Kosovës, përfshirë Presidencën, Qeverinë dhe institucionet e tjera relevante./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Njohësi i çështjeve politike Melazim Koci vlerëson se nevojitet krijimi i një task-force të përbashkët, ku do të përfshiheshin përfaqësues të spektrit politik, shoqërisë civile dhe ekspertë ndërkombëtarë, me synimin që Gjykata e Apelit ta rrëzojë tërësisht vendimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.“Ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me katër liderët e UÇK-së, ky vendim ka të bëjë edhe me fatin e Kosovës. Me bindjen time, nëse në Apel nuk anulohet në tërësi dënimi, Kosova mund të kthehet në vitin 2007, kjo është tendenca e atyre që kanë shqiptuar këtë dënim. Prandaj, uniteti paraqitet si diçka imperative, por ai unitet duhet të ndërtohet. Kam dëgjuar mbrëmë propozimin që kanë bërë PDK-ja dhe ai është propozim i mirë, për aq sa kam dëgjuar, por duhet më shumë. Unë mendoj se duhet krijuar një task-forcë që do të përbëhej nga përfaqësuesit e gjitha partive politike, të shoqërisë civile dhe të ekspertëve ndërkombëtar, sepse nuk jam i sigurt që Kosova ka mjaftueshëm ekspertizë për t’i bërë ballë situatës në të cilën gjendemi”, ka thënë Koci për Radio Dukagjini.Ai ka propozuar që veprimet të zhvillohen në disa rrafshe, duke veçuar atë politik dhe juridik.“Në rrafshin politik që do të informonte opinionin botëror, madje edhe me tekste të paguara në gazetat kryesore të botës, për një padrejtësi të jashtëzakonshme dhe ajo është punë e lehtë. Dhe e dyta, aspekti juridik që kërkon ekspertizë të jashtëzakonshme, dhe si për fat të keq unë mendoj që Kosova nuk e ka në doza të mjaftueshme dhe se duhet të angazhojë njerëz që janë të familjarizuar me Kosovën nga jashtë, ekspertë të jashtëzakonshëm të se drejtës ndërkombëtare”, ka shtuar Koci.Sipas Kocit, task-forca duhet të funksionojë në koordinim me institucionet e Kosovës, përfshirë Presidencën, Qeverinë dhe institucionet e tjera relevante./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…