Foto: TelegrafiIz objave izvora
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar një trajnim të specializuar për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV, me mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Trajnimi i njohur si “Maintenance Event” u zhvillua në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, ku pjesëtarët e FSK-së patën mundësi të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre teknike për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV.Gjatë aktivitetit, pjesëtarët e FSK-së u trajnuan në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të këtyre automjeteve. Fokusi i trajnimit ishte në transmisionin, sistemin e derivateve dhe sistemet elektronike.Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së. Sipas FSK-së, kjo krijon mundësi që njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë trajnimit të përcillen më tej te pjesëtarët e tjerë të Forcës.FSK-ja e ka cilësuar këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, rritjen e efikasitetit në mirëmbajtjen e automjeteve dhe forcimin e bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.