Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies së tyre.Haxhiu theksoi se emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme. Lexoni të plotë postimin e saj: Në jetën e Fehmiut dhe Xhevës, dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën gjithmonë krah për krah, deri në ditën kur të dy ranë për lirinë e saj.Sot, njëzet e tetë vjet pas rënies së tyre, bëmë homazhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy figura që historia e Kosovës i mban pranë njëri-tjetrit sepse ashtu pranë njëri tjetrit e bënë gjithë rrugën e tyre çlirimtare. Ai inxhinier e ajo profesoreshë e shqipes, e nisën rrugën e çlirimit dekada më parë, atëherë kur kundërshtimi i regjimit jugosllav ndëshkohej me përndjekje, burg e largim nga puna.Fehmi Lladrovci ishte pjesë e organizimit politik të viteve të 80-ta dhe për bindjet e veprimtarinë e tij kaloi vite në burgjet jugosllave. Kur u arrestua në shtator të vitit 1985, ai dhe Xheva sapo kishin nisur jetën e tyre së bashku. Burgimi i gjatë nuk e ndërpreu as lidhjen mes tyre, as rrugën që kishin zgjedhur. Xheva menjëherë iu bashkua familjes Lladrovci, dhe përkundër faktit se Fehmiu ishte në burg, ajo e vazhdoi vetë veprimtarinë politike në vitet kur çdo lidhje me lëvizjen ilegale ishte rrezik i madh.Pas lirimit të Fehmiut nga burgu, jeta e tyre vazhdoi larg Kosovës, por jo larg çështjes së saj. Morën pjesë në luftën në Kroaci, vazhduan veprimtarinë politike në Mynih të Gjermanisë dhe u përfshinë në përgatitjet që, me kalimin e viteve, do të çonin në organizimin e luftës çirimtare në Kosovë. Fehmiu do ta thoshte vetë, në një fjali që mbeti ndër më të fuqishmet nga koha e luftës: “Ma e shtrenjtë është liria se jeta.” Xheva nuk kishte nevojë ta thoshte. E gjithë jeta e saj, deri në qëndresën e fundit përkrah tij në Gradinë, dëshmoi të njëjtën bindje. Kjo është arsyeja pse Fehmiu dhe Xheva nuk mund të kujtohen njëri përmes tjetrit. Secili kishte bërë rrugën e vet drejt së
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.