PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ismet aziziViti 1941: Kur drejtuesit e viseve të Sanxhakut kërkonin mbrojtje nga Tirana
2 min čitanja
Ismet azizi

Viti 1941: Kur drejtuesit e viseve të Sanxhakut kërkonin mbrojtje nga Tirana

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Delegacione nga Bihori i Epërm dhe Rozhaja kërkonin mbrojtje, armë, shkolla dhe ndryshim të statusit territorial. Dokumentet hedhin dritë të re mbi orientimet politike të Sanxhakut pas shpërbërjes së Mbretërisë së Jugosllavisë.Nga: Ismet AziziPranvera e vitit 1941 e gjeti Sanxhakun në një nga momentet më të pasigurta të historisë së tij moderne. Mbretëria e Jugosllavisë ishte shembur, territoret e saj po ndaheshin ndërmjet fuqive pushtuese, ndërsa popullsia lokale përballej me pyetjen se nën cilën administratë do të jetonte dhe kush do ta garantonte sigurinë e saj.Dokumente të botuara nga autorë të ndryshëm tregojnë se, në këto rrethana, drejtuesit lokalë të Bihorit, Rozhajës dhe viseve të tjera të Sanxhakut kërkuan zgjidhje në disa drejtime. Disa delegacione shkuan në Zagreb, të tjera në Tiranë. Kërkesat e tyre nuk ishin vetëm territoriale. Ato përfshinin mbrojtjen e popullsisë, armatimin, administratën, arsimin dhe ndihmën për vendbanimet e shkatërruara.Këto dokumente janë me interes të veçantë edhe për një debat që vazhdon në historiografi: a mund të përshkruhen të gjitha këto iniciativa thjesht përmes formulës së “Shqipërisë së Madhe” apo realiteti politik i vitit 1941 ishte shumë më kompleks?Delegacioni i Bihorit të Epërm në TiranëNjë dëshmi veçanërisht interesante gjendet në librin e Fehim Xhogoviqit [Džogović], Bijela knjiga žrtava Sandžaka 1941-1945 [Libri i Bardhë për viktimat e Sanxhakut (1941-1945)], vëllimi III, kushtuar komunës së Petnjicës.Duke iu referuar monografisë së Salija Adrovićit, Gornji Bihor [Bihori i Epërm], Xhogoviqi shkruan se një delegacion nga Bihori i Epërm shkoi në Tiranë për të kërkuar: “mbrojtje nga çetnikët dhe, eventualisht, bashkimin e kësaj krahine me Shqipërinë”.Në delegacion përmenden Dule Agoviq, Smajo Cikotiq, Hajriz Hadroviq, Shuqo Hadroviq, Hasin Koqan, Meta Kozhar, Rashit Liqina, Mujo Mehoviq, Seno Novaliq, Nushko Ramdedoviq, Huso Skenderoviq, Neko Shabotiq, Hajradin Shkrijel dhe Salko Shkrijel.Po aq interesante është përg

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Delegacione nga Bihori i Epërm dhe Rozhaja kërkonin mbrojtje, armë, shkolla dhe ndryshim të statusit territorial. Dokumentet hedhin dritë të re mbi orientimet politike të Sanxhakut pas shpërbërjes së Mbretërisë së Jugosllavisë.Nga: Ismet AziziPranvera e vitit 1941 e gjeti Sanxhakun në një nga momentet më të pasigurta të historisë së tij moderne. Mbretëria e Jugosllavisë ishte shembur, territoret e saj po ndaheshin ndërmjet fuqive pushtuese, ndërsa popullsia lokale përballej me pyetjen se nën cilën administratë do të jetonte dhe kush do ta garantonte sigurinë e saj.Dokumente të botuara nga autorë të ndryshëm tregojnë se, në këto rrethana, drejtuesit lokalë të Bihorit, Rozhajës dhe viseve të tjera të Sanxhakut kërkuan zgjidhje në disa drejtime. Disa delegacione shkuan në Zagreb, të tjera në Tiranë. Kërkesat e tyre nuk ishin vetëm territoriale. Ato përfshinin mbrojtjen e popullsisë, armatimin, administratën, arsimin dhe ndihmën për vendbanimet e shkatërruara.Këto dokumente janë me interes të veçantë edhe për një debat që vazhdon në historiografi: a mund të përshkruhen të gjitha këto iniciativa thjesht përmes formulës së “Shqipërisë së Madhe” apo realiteti politik i vitit 1941 ishte shumë më kompleks?Delegacioni i Bihorit të Epërm në TiranëNjë dëshmi veçanërisht interesante gjendet në librin e Fehim Xhogoviqit [Džogović], Bijela knjiga žrtava Sandžaka 1941-1945 [Libri i Bardhë për viktimat e Sanxhakut (1941-1945)], vëllimi III, kushtuar komunës së Petnjicës.Duke iu referuar monografisë së Salija Adrovićit, Gornji Bihor [Bihori i Epërm], Xhogoviqi shkruan se një delegacion nga Bihori i Epërm shkoi në Tiranë për të kërkuar: “mbrojtje nga çetnikët dhe, eventualisht, bashkimin e kësaj krahine me Shqipërinë”.Në delegacion përmenden Dule Agoviq, Smajo Cikotiq, Hajriz Hadroviq, Shuqo Hadroviq, Hasin Koqan, Meta Kozhar, Rashit Liqina, Mujo Mehoviq, Seno Novaliq, Nushko Ramdedoviq, Huso Skenderoviq, Neko Shabotiq, Hajradin Shkrijel dhe Salko Shkrijel.Po aq interesante është përg

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…