PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madridDëmtim i rëndë, ylli i Real Madridit jashtë fushave për tri javë
2 min čitanja
Real madrid

Dëmtim i rëndë, ylli i Real Madridit jashtë fushave për tri javë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Real Madridi ka konfirmuar shkallën e dëmtimit të Federico Valverdes, i cili pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë derbit të humbur 2-1 ndaj Atletico Madridit.Klubi madrilen ka publikuar sot (e martë) raportin mjekësor për mesfushorin uruguaian, duke bërë të ditur se ai ka pësuar një ndrydhje të shkallës së tretë në kyçin e këmbës së majtë. “Pas testeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje të shkallës së tretë në kyçin e këmbës së majtë. Evolucioni i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.Valverde u dëmtua gjatë pjesës së dytë të derbit ndaj Atletico Madridit, pas një ndërhyrjeje të fortë nga Kang-in Lee. Lëndimi e detyroi mesfushorin të largohej nga fusha, ndërsa ekzaminimet e mëvonshme konfirmuan shkallën e dëmtimit. Sipas raportimeve të para, Valverde pritet të jetë jashtë fushave për rreth dy deri në tri javë, megjithëse koha e rikuperimit do të varet nga evoluimi i dëmtimit.Në këtë aspekt, pushimi i gjatë ndërkombëtar mund t’i vijë në ndihmë uruguaianit, pasi ai do të ketë më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për të synuar një rikthim sa më të shpejtë në dispozicion të trajnerit.Mungesa e Valverdes përbën një shqetësim për Real Madridin, duke marrë parasysh rëndësinë e tij në formacion dhe kontributin e tij si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë ofensive. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Real Madridi ka konfirmuar shkallën e dëmtimit të Federico Valverdes, i cili pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë derbit të humbur 2-1 ndaj Atletico Madridit.Klubi madrilen ka publikuar sot (e martë) raportin mjekësor për mesfushorin uruguaian, duke bërë të ditur se ai ka pësuar një ndrydhje të shkallës së tretë në kyçin e këmbës së majtë. “Pas testeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje të shkallës së tretë në kyçin e këmbës së majtë. Evolucioni i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.Valverde u dëmtua gjatë pjesës së dytë të derbit ndaj Atletico Madridit, pas një ndërhyrjeje të fortë nga Kang-in Lee. Lëndimi e detyroi mesfushorin të largohej nga fusha, ndërsa ekzaminimet e mëvonshme konfirmuan shkallën e dëmtimit. Sipas raportimeve të para, Valverde pritet të jetë jashtë fushave për rreth dy deri në tri javë, megjithëse koha e rikuperimit do të varet nga evoluimi i dëmtimit.Në këtë aspekt, pushimi i gjatë ndërkombëtar mund t’i vijë në ndihmë uruguaianit, pasi ai do të ketë më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për të synuar një rikthim sa më të shpejtë në dispozicion të trajnerit.Mungesa e Valverdes përbën një shqetësim për Real Madridin, duke marrë parasysh rëndësinë e tij në formacion dhe kontributin e tij si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë ofensive. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…