PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BarcelonaZbulohen prapaskenat: Drejtori i Atletico Madridit punoi fshehurazi për transferimin e Alvarezit te Barcelona
1 min čitanja
Barcelona

Zbulohen prapaskenat: Drejtori i Atletico Madridit punoi fshehurazi për transferimin e Alvarezit te Barcelona

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sipas El Confidencial, drejtori i përgjithshëm i futbollit te Atletico Madridi, Carlos Bucero, është përpjekur të lehtësojë shitjen e Julian Alvarezit te Barcelona gjatë verës, pasi kishte zhvilluar bisedime jozyrtare me drejtorin sportiv të klubit katalanas, Deco.Bucero ka vepruar në mënyrë të pavarur, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët e bllokuan largimin e Alvarezit.Veprimi i tij shkaktoi gjithashtu një përçarje të madhe të brendshme në bordin e Atletico Madridit. Marrëdhënia e Buceros me drejtorin tjetër, Mateu Alemany, është e tensionuar, ndërsa ai kishte eksploruar mundësinë e shitjes së Alvarezit për të rikthyer ndikimin e tij në klubin madrilen. Bucero kishte vepruar si ndërmjetës mes Atletico Madridit dhe Barcelonës për të ndërmjetësuar një marrëveshje për Alvarez, por “Los Rojiblancos” qëndruan të vendosur gjatë gjithë kohës për ta mbajtur sulmuesin argjentinas.26-vjeçari tani po përpiqet të përmirësojë marrëdhënien me tifozët, pasi është rikthyer në skuadër pas një sage të gjatë gjatë afatit kalimtar të verës.Ndërkohë, Barcelona nuk ka hequr dorë nga shpresat për ta transferuar atë dhe raportohet se po planifikon përpjekje të tjera për Alvarez në afatet e ardhshme kalimtare./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sipas El Confidencial, drejtori i përgjithshëm i futbollit te Atletico Madridi, Carlos Bucero, është përpjekur të lehtësojë shitjen e Julian Alvarezit te Barcelona gjatë verës, pasi kishte zhvilluar bisedime jozyrtare me drejtorin sportiv të klubit katalanas, Deco.Bucero ka vepruar në mënyrë të pavarur, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët e bllokuan largimin e Alvarezit.Veprimi i tij shkaktoi gjithashtu një përçarje të madhe të brendshme në bordin e Atletico Madridit. Marrëdhënia e Buceros me drejtorin tjetër, Mateu Alemany, është e tensionuar, ndërsa ai kishte eksploruar mundësinë e shitjes së Alvarezit për të rikthyer ndikimin e tij në klubin madrilen. Bucero kishte vepruar si ndërmjetës mes Atletico Madridit dhe Barcelonës për të ndërmjetësuar një marrëveshje për Alvarez, por “Los Rojiblancos” qëndruan të vendosur gjatë gjithë kohës për ta mbajtur sulmuesin argjentinas.26-vjeçari tani po përpiqet të përmirësojë marrëdhënien me tifozët, pasi është rikthyer në skuadër pas një sage të gjatë gjatë afatit kalimtar të verës.Ndërkohë, Barcelona nuk ka hequr dorë nga shpresat për ta transferuar atë dhe raportohet se po planifikon përpjekje të tjera për Alvarez në afatet e ardhshme kalimtare./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…