PunaPuna e grave mbetet “e padukshme” - vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore
2 min čitanja
Puna
Puna e grave mbetet “e padukshme” - vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vetëm 35% e grave në moshë pune janë pjesë e fuqisë punëtore, ndërsa puna e shumë grave në zonat rurale mbetet informale dhe e papaguar.Kwshtu u tha të martën në tryezën e rrumbullakët me temën “Opsionet e politikave për forcimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes angazhimit të grave”, të organizuar nga Instituti Riinvest, në cilësinë e sekretariatit të Forumit Ekonomik të Grave.Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se përkundër zhvillimit ekonomik, përfshirja e grave në tregun e punës vazhdon të mbetet sfidë.“Vetëm 35% e grave në moshë pune sot janë pjesë e fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2024, shkalla e joaktivitetit ekonomik të grave ishte 65%. Dhe kjo është një shifër që për ne të gjithë duhet të jetë alarmante në raport me potencialin e pashfrytëzuar të formalizimit të punës së grave. Edhe pse fokusi i këtij aktiviteti është për gratë në ndërmarrësi dhe në një fushë ku puna e tyre ka rëndësi të veçantë. Shumë gra në Republikën tonë janë të përfshira në prodhim, përpunim dhe biznese që lidhen drejtpërdrejt me bujqësinë. Prandaj, një pjesë e mirë edhe e programeve tona për zhvillimin e bizneseve, rritjen e kapaciteteve prodhuese, përpunimit, certifikimit, qasjes në tregje, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe te gratë që merren me veprimtari bujqësore”, tha ajo.Kusari-Lila tha se në vitet e fundit përmes skemave të granteve janë mbështetur 176 biznese në pronësi apo bashkëpronësi të grave. Prej tyre, 55 kanë përfituar për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, 60 për certifikim të produkteve dhe 69 në fushën e digjitalizimit.Ajo theksoi se përveç mbështetjes financiare, gratë kanë nevojë edhe për udhëzime konkrete për formalizimin e bizneseve dhe navigimin në sistemin institucional.Se kontributi i grave në ekonominë familjare dhe në prodhimin bujqësor shpesh trajtohet si “ndihmë familjare”, e jo si punë ekonomike që duhet të njihet dhe mbrohet, tha koordinatorja e Forumit Ek
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.