PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Hashim thaçiNdryshimi i të dhënave për Hashim Thaçin në Wikipedia, eksperti i kibernetikës tregon çfarë duhet bërë
2 min čitanja
Hashim thaçi

Ndryshimi i të dhënave për Hashim Thaçin në Wikipedia, eksperti i kibernetikës tregon çfarë duhet bërë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në shkallën e parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, në internet janë ndryshuar të dhënat për Hashim Thaçin në Wikipedia.Eksperti i kibernetikës, Blerton Abazi, ka thënë se mund të ketë individë që kanë shtyrë këto ndryshime, ndërsa ka paralajmëruar për përhapjen e informacioneve të pavërteta.Në emisionin RADAR, Abazi ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që pas ndryshimeve të qëndrojnë individë të caktuar.“Fatkeqësia është se informacionet e pavërteta po shpërndahen shumë më shpejt sesa koha që kemi për ta korrigjuar atë informacion”, ka deklaruar Abazi.Ai ka sqaruar se ndryshimet në Wikipedia mund të raportohen dhe t'u dërgohen administratorëve të platformës, në mënyrë që informacionet të korrigjohen.Sipas tij, raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët dhe mund të përsëriten, ndaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me informacionet që marrin dhe shpërndajnë në internet.“Duhet të kemi kujdes që të marrim informacione të sakta dhe të dimë cilat janë informacionet e manipuluara. Në këtë rast kemi informacion të manipuluar”, ka thënë eksperti i kibernetikës.Abazi ka bërë thirrje që ndryshimi i të dhënave të shpërndahet sa më shumë, duke sqaruar se bëhet fjalë për një proces të papërfunduar dhe se informacioni duhet të verifikohet përpara se të konsiderohet i saktë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në shkallën e parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, në internet janë ndryshuar të dhënat për Hashim Thaçin në Wikipedia.Eksperti i kibernetikës, Blerton Abazi, ka thënë se mund të ketë individë që kanë shtyrë këto ndryshime, ndërsa ka paralajmëruar për përhapjen e informacioneve të pavërteta.Në emisionin RADAR, Abazi ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që pas ndryshimeve të qëndrojnë individë të caktuar.“Fatkeqësia është se informacionet e pavërteta po shpërndahen shumë më shpejt sesa koha që kemi për ta korrigjuar atë informacion”, ka deklaruar Abazi.Ai ka sqaruar se ndryshimet në Wikipedia mund të raportohen dhe t'u dërgohen administratorëve të platformës, në mënyrë që informacionet të korrigjohen.Sipas tij, raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët dhe mund të përsëriten, ndaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me informacionet që marrin dhe shpërndajnë në internet.“Duhet të kemi kujdes që të marrim informacione të sakta dhe të dimë cilat janë informacionet e manipuluara. Në këtë rast kemi informacion të manipuluar”, ka thënë eksperti i kibernetikës.Abazi ka bërë thirrje që ndryshimi i të dhënave të shpërndahet sa më shumë, duke sqaruar se bëhet fjalë për një proces të papërfunduar dhe se informacioni duhet të verifikohet përpara se të konsiderohet i saktë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…