Kopshti sekretPromovimi i dy lektyrave shkollore nga Shtëpia botuese "Dukagjini" - nxënësit sfidohen përmes mendimit kritik dhe bashkëpunimit
2 min čitanja
Kopshti sekret
Promovimi i dy lektyrave shkollore nga Shtëpia botuese "Dukagjini" - nxënësit sfidohen përmes mendimit kritik dhe bashkëpunimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në një kohë kur aftësia për të lexuar, kuptuar dhe analizuar një tekst po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në procesin e edukimit, aktivitetet që e afrojnë fëmijën me librin në mënyrë kreative po shihen si një mënyrë për ta nxitur interesimin për leximin.Libri dhe loja u bënë bashkë në një aktivitet të veçantë për nxënësit e klasave të gjashta, në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, ku po mbahet promovimi i lektyrave shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjni”.Në aktivitet morën pjesë nxënës nga shkollat fillore “Mehmet Gjevori”, “Ismail Qemaili”, “Meto Bajraktari”, “Xhemajl Mustafa” dhe “Elena Gjika”. Përmes leximit dhe aktiviteteve interaktive, nxënësit u njohën më nga afër me dy vepra letrare, “Kopshti sekret” të Frances Burnett dhe “Oliver Tuist” të Charles Dickensit.Por këtë herë, libri nuk u shpjegua vetëm përmes bankave dhe faqeve të tij. Nxënësit u përfshinë në një mini “Escape room”, ku përmes puzzleve, pyetjeve dhe sfidave të ndryshme duhej të zbulonin temat dhe elementet kryesore të veprave. Qëllimi ishte që nxënësit të mos mjaftohen vetëm me leximin e një teksti, por të kuptojnë përmbajtjen, të nxjerrin përfundime, të argumentojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.Pikërisht këto aftësi – të kuptuarit e asaj që lexohet dhe aftësia për ta interpretuar informacionin – mbeten një prej sfidave të rëndësishme në arsimin e sotëm. Prandaj, aktivitete të tilla synojnë që leximi të mos shihet vetëm si detyrë shkollore, por si një aftësi që fëmijëve u shërben edhe përtej klasës.Dhe duket se nxënësit e kanë pritur mirë këtë qasje.Njëri prej tyre tregon se për “Oliver Tuistin” kishte njohuri paraprake, duke veçuar historinë e një fëmije pa familje, i cili përballet me vështirësi dhe përfshihet në një shoqëri të keqe. Për disa nxënës, leximi tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë.“Unë i kam lexuar pesë libra”, tregoi njëri prej tyre, duke shtuar se përmes leximit mësojnë më shumë dhe kuptojnë më mirë jetën.Të tjerë thonë se preferojnë veprat që trajtojnë histori të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.