Kf drenicaNga Skenderaj në Klinë e Gjilan, reflektorët po i japin tjetër pamje futbollit kosovar - klubet flasin për ndikimin
2 min čitanja
Kf drenica
Nga Skenderaj në Klinë e Gjilan, reflektorët po i japin tjetër pamje futbollit kosovar - klubet flasin për ndikimin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Futbolli kosovar po merr një tjetër pamje, sidomos në stadiumet ku tashmë janë vendosur reflektorët, projekt ky i Federatës së Futbollit të Kosovës që po sjell ndryshime jo vetëm në aspektin e kushteve për zhvillimin e ndeshjeve, por edhe në praninë e tifozëve në tribuna.Deri tani, reflektorët janë vendosur në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku ndeshjet i zhvillon Drenica, në stadiumin e Gjilanit, ku luajnë Drita dhe Gjilani, si dhe në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shtëpi e Dukagjinit. Ndeshjet e zhvilluara në orët e mbrëmjes, kryesisht në ora 19:00, kanë sjellë një atmosferë ndryshe në këto stadiume, ndërsa klubet kanë vërejtur edhe rritje të numrit të shikuesve.Kryetari i FC Drenicës, Halim Bajraktari: Një përkrahje e tillë i ka hije klubit nga Skenderaj Kryetari i FC Drenicës, Halim Bajraktari, në një prononcim për Telegrafin, ka folur për instalimin e reflektorëve në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, projekt që sipas tij ka zgjuar interesim të madh te tifozët dhe ka ndikuar në rritjen e numrit të tyre në stadium.“Jemi të kënaqur me instalimin e reflektorëve, gjë që u pa edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin tonë ‘Bajram Aliu’. Numri i tifozëve ishte jashtëzakonisht i madh, për çka jemi shumë të lumtur si klub. Një përkrahje e tillë i ka hije klubit nga Skenderaj”, deklaroi Bajraktari për Telegrafin.Ai theksoi se zhvillimi i ndeshjeve në orët e mbrëmjes ka ndikuar që tifozët të jenë më të pranishëm në stadium. Pamje nga stadiumi "Bajram Aliu" në Skenderaj “Instalimi i reflektorëve dhe ndeshjet në orët e mbrëmjes kanë bërë që tifozët të jenë në numër më të madh, gjë që është e jashtëzakonshme për masivizimin e futbollit. E gjithë kjo u kurorëzua edhe me një fitore të madhe në ndeshjen e parë, me rezultat 4-0 ndaj Llapit, për çka i uroj stafin teknik, lojtarët dhe të gjithë përreth klubit”, shtoi ai.Në fund, kryetari i Drenicës ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Komunën e Skenderajt për mbështetjen në realizimin e këtij pr
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.