PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata speciale​Kusari-Lila kërkon konsensus të gjerë për hapat e radhës lidhur me Specialen
2 min čitanja
Gjykata speciale

​Kusari-Lila kërkon konsensus të gjerë për hapat e radhës lidhur me Specialen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është shprehur se për hapat e mëtejmë lidhur me Dhomat e Specializuara duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror dhe angazhim të të gjitha institucioneve.E pyetur për qëndrimin ndaj nismës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ajo tha se për këtë çështje duhet të bashkohen institucionet dhe subjektet politike.“Tash unë jam në cilësinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Gjithashtu, është pjesa që unë jam ministre, nuk jam deputete. Megjithatë, jam e mendimit ashtu siç e kam thënë e është, po thuhet shpesh fatkeqësisht, që duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror mbi hapat e radhës, duhet të jenë edhe të menduar mirë në aspektin ligjor, por gjithashtu edhe në rritjen e probabilitetit të lirimit të plotë të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Do të thotë, përpjekja e përbashkët, duhet angazhim të plotë, i të gjitha niveleve, edhe natyrisht në aspektin politik, edhe të partive të deri tashmë opozitare e gjithashtu edhe e qeverisë e Kuvendit me shumicën, në mënyrë që gjithë mbështetja në këtë rrugëtim ligjor shumë sfidues për vendin, të dalë me sukses në fund”, tha ajo, raporton kp.Një ditë më parë Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar se propozimin do ta shqyrtojë nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që një ndërhyrje e tillë mund të ketë në procedurat pranë Dhomave të Specializuara.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është shprehur se për hapat e mëtejmë lidhur me Dhomat e Specializuara duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror dhe angazhim të të gjitha institucioneve.E pyetur për qëndrimin ndaj nismës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ajo tha se për këtë çështje duhet të bashkohen institucionet dhe subjektet politike.“Tash unë jam në cilësinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Gjithashtu, është pjesa që unë jam ministre, nuk jam deputete. Megjithatë, jam e mendimit ashtu siç e kam thënë e është, po thuhet shpesh fatkeqësisht, që duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror mbi hapat e radhës, duhet të jenë edhe të menduar mirë në aspektin ligjor, por gjithashtu edhe në rritjen e probabilitetit të lirimit të plotë të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Do të thotë, përpjekja e përbashkët, duhet angazhim të plotë, i të gjitha niveleve, edhe natyrisht në aspektin politik, edhe të partive të deri tashmë opozitare e gjithashtu edhe e qeverisë e Kuvendit me shumicën, në mënyrë që gjithë mbështetja në këtë rrugëtim ligjor shumë sfidues për vendin, të dalë me sukses në fund”, tha ajo, raporton kp.Një ditë më parë Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar se propozimin do ta shqyrtojë nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që një ndërhyrje e tillë mund të ketë në procedurat pranë Dhomave të Specializuara.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…