PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RonaldinhoRaphinha i pandalshëm synon të thyejë rekordin e Ronaldinhos
2 min čitanja
Ronaldinho

Raphinha i pandalshëm synon të thyejë rekordin e Ronaldinhos

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Fillimi shpërthyes i Raphinhas në sezonin e ri te Barcelona ka marrë duartrokitje, ndërsa gjithashtu ka forcuar argumentet e tij si një nga lojtarët më të mirë në botë.29-vjeçari luftoi me lëndime sezonin e kaluar - pavarësisht shifrave mbresëlënëse të cilat krijuan dyshime nëse ai mund të ishte në formën e tij më të mirë këtë sezon.Dhe kapiteni i sapoemëruar i Barçës u është përgjigjur me bindje kritikëve me shifrat e tij të jashtëzakonshme të shënimit të golave, madje edhe më shumë teksa vepron si qendërsulmues në rolin e tij të ri nën drejtimin e Hansi Flick këtë sezon.Ylli brazilian ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar tetë herë në të gjitha garat. Ai kryeson listën e golashënuesve të La Ligës me 12 gola, pesë përpara Kylian Mbappe, duke e bërë kështu një pretendent kryesor për ‘Pichichi’ dhe Këpucën e Artë Evropiane. Objektivi i menjëhershëm i Raphinhas duhet të jetë tejkalimi i rekordit të Ronaldinhos te Barça. Braziliani legjendar ka shënuar 94 gola, ndërsa bashkëkombësi i tij është vetëm pesë gola prapa (89 gola).Nëse ish-lojtari i Leeds United i tejkalon shifrat e Ronaldinhos, ai do të bëhet golashënuesi i katërt më i mirë brazilian në historinë e Barcelonës. Neymar dhe Evaristo së bashku zënë vendin e dytë me 105 gola, një rekord që do të jetë shumë afër synimeve të Raphinhas nëse ai vazhdon me serinë e tij të shënimeve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Fillimi shpërthyes i Raphinhas në sezonin e ri te Barcelona ka marrë duartrokitje, ndërsa gjithashtu ka forcuar argumentet e tij si një nga lojtarët më të mirë në botë.29-vjeçari luftoi me lëndime sezonin e kaluar - pavarësisht shifrave mbresëlënëse të cilat krijuan dyshime nëse ai mund të ishte në formën e tij më të mirë këtë sezon.Dhe kapiteni i sapoemëruar i Barçës u është përgjigjur me bindje kritikëve me shifrat e tij të jashtëzakonshme të shënimit të golave, madje edhe më shumë teksa vepron si qendërsulmues në rolin e tij të ri nën drejtimin e Hansi Flick këtë sezon.Ylli brazilian ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar tetë herë në të gjitha garat. Ai kryeson listën e golashënuesve të La Ligës me 12 gola, pesë përpara Kylian Mbappe, duke e bërë kështu një pretendent kryesor për ‘Pichichi’ dhe Këpucën e Artë Evropiane. Objektivi i menjëhershëm i Raphinhas duhet të jetë tejkalimi i rekordit të Ronaldinhos te Barça. Braziliani legjendar ka shënuar 94 gola, ndërsa bashkëkombësi i tij është vetëm pesë gola prapa (89 gola).Nëse ish-lojtari i Leeds United i tejkalon shifrat e Ronaldinhos, ai do të bëhet golashënuesi i katërt më i mirë brazilian në historinë e Barcelonës. Neymar dhe Evaristo së bashku zënë vendin e dytë me 105 gola, një rekord që do të jetë shumë afër synimeve të Raphinhas nëse ai vazhdon me serinë e tij të shënimeve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…