AppleA ‘përkulet’ iPhone 18 Pro? Testi i qëndrueshmërisë jep përgjigjen
2 min čitanja
Apple
A ‘përkulet’ iPhone 18 Pro? Testi i qëndrueshmërisë jep përgjigjen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Që nga dalja në treg e iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, në internet janë publikuar disa video ku pajisjet çmontohen dhe analizohen në detaje.Por një tjetër test ka tërhequr vëmendjen: ai i qëndrueshmërisë nga Zack, i kanalit të njohur në YouTube JerryRigEverything, transmeton Telegrafi.Testi nis me ekranin, i cili i nënshtrohet gërvishtjeve me majat standarde të fortësisë sipas shkallës Mohs. Sipas testit, xhami i ekranit fillon të shfaqë gërvishtje në nivelin 7, ndërsa në nivelin 8 shfaqen vija më të thella. Për krahasim, shumica e xhamave të tjerë nisin të gërvishten në nivelin 6 dhe shfaqin dëmtime më të thella në nivelin 7. - YouTube www.youtube.com Më pas, testi kalon te struktura e telefonit. Korniza është prej alumini, ashtu si edhe pjesa që rrethon modulet e kamerave, ndërsa pjesa e pasme poshtë saj është prej xhami.Ekrani iu nënshtrua gjithashtu një flake të drejtpërdrejtë për rreth 25 sekonda, por pas testit nuk u vu re ndonjë dëmtim i përhershëm.Pjesa më interesante ishte testi i përkuljes. Zack aplikoi forcë mbi iPhone 18 Pro, por telefoni nuk u përkul dhe ruajti formën e tij.Pas testit të qëndrueshmërisë, pajisja u çmontua për të zbuluar më shumë rreth komponentëve të brendshëm. - YouTube www.youtube.com Në fund të videos, Zack tregon nga afër edhe modulin kryesor të kamerës me hapje të ndryshueshme, një nga elementet më interesante të sistemit fotografik të telefonit.Rezultati kryesor i testit është i qartë: iPhone 18 Pro i rezistoi gërvishtjeve, nxehtësisë dhe forcës së përkuljes pa pësuar dëmtime të dukshme. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.