PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Sylejman havolliNdahet nga jeta Sylejman Havolli, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe gjyqtari i viteve të vështira
1 min čitanja
Sylejman havolli

Ndahet nga jeta Sylejman Havolli, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe gjyqtari i viteve të vështira

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Është ndarë nga jeta Sylejman Havolli, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe një prej gjyqtarëve që i shërbeu futbollit të Kosovës në një nga periudhat më të vështira të historisë së sportit kosovar.Havolli i përkiste gjeneratës së futbollistëve që la gjurmë te Flamurtari, ndërsa pas përfundimit të karrierës si futbollist e vazhdoi rrugëtimin në futboll si gjyqtar.Gjatë viteve ’90-ta, ai ushtroi detyrën e gjyqtarit në garat e organizuara në kushte të vështira nën okupim. Bashkë me shumë gjyqtarë dhe punëtorë të tjerë sportivë të asaj kohe, Havolli dha kontribut në mbajtjen gjallë të garave të futbollit në Kosovë.Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij e bënë pjesë të një gjenerate që, në rrethana të jashtëzakonshme, vazhdoi punën për ta mbajtur gjallë sportin kosovar.Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Havolli, të afërmit, miqtë, ish-bashkëlojtarët, kolegët dhe gjithë komunitetin sportiv.“Kontributi i Sylejman Havollit, fillimisht si futbollist e më pas si gjyqtar, do të mbetet pjesë e kujtesës së futbollit të Kosovës dhe gjeneratës që punoi me vendosmëri për ta mbajtur gjallë sportin në vitet më të vështira. I përjetshëm qoftë kujtimi për Sylejman Havollin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të FFK-së./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Është ndarë nga jeta Sylejman Havolli, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe një prej gjyqtarëve që i shërbeu futbollit të Kosovës në një nga periudhat më të vështira të historisë së sportit kosovar.Havolli i përkiste gjeneratës së futbollistëve që la gjurmë te Flamurtari, ndërsa pas përfundimit të karrierës si futbollist e vazhdoi rrugëtimin në futboll si gjyqtar.Gjatë viteve ’90-ta, ai ushtroi detyrën e gjyqtarit në garat e organizuara në kushte të vështira nën okupim. Bashkë me shumë gjyqtarë dhe punëtorë të tjerë sportivë të asaj kohe, Havolli dha kontribut në mbajtjen gjallë të garave të futbollit në Kosovë.Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij e bënë pjesë të një gjenerate që, në rrethana të jashtëzakonshme, vazhdoi punën për ta mbajtur gjallë sportin kosovar.Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Havolli, të afërmit, miqtë, ish-bashkëlojtarët, kolegët dhe gjithë komunitetin sportiv.“Kontributi i Sylejman Havollit, fillimisht si futbollist e më pas si gjyqtar, do të mbetet pjesë e kujtesës së futbollit të Kosovës dhe gjeneratës që punoi me vendosmëri për ta mbajtur gjallë sportin në vitet më të vështira. I përjetshëm qoftë kujtimi për Sylejman Havollin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të FFK-së./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…