Real madrid"Po trajtohet në mënyrë të padrejtë”, ish-ylli i Real Madridit i del në mbrojtje Viniciusit
2 min čitanja
Real madrid
"Po trajtohet në mënyrë të padrejtë”, ish-ylli i Real Madridit i del në mbrojtje Viniciusit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, ka dalë publikisht në mbështetje të ish-bashkëlojtarit të tij, Vinicius Junior, duke thënë se sulmuesi brazilian po trajtohet në një mënyrë që nuk e meriton.Në një intervistë të fundit, Nacho, i cili aktualisht luan për Al-Qadisiyah në Arabinë Saudite, foli për situatën e Viniciusit duke u bazuar edhe në marrëdhënien e afërt që ka me të. Ai theksoi se e njeh personalisht brazilianin dhe se, sipas tij, Vinicius është pa dyshim lojtari që punon më së shumti në skuadrën e Real Madridit.“Vinicius kohët e fundit është duke u trajtuar në mënyrë të padrejtë. Ai ka fituar shumë me Real Madridin dhe i ka dhënë shumë klubit. Çdo lojtar ka momente kur nuk është në nivelin e tij më të mirë”, deklaroi Nacho. Ish-kapiteni i Real Madridit më pas e veçoi edhe një herë përkushtimin e brazilianit në stërvitje.“Përveç kësaj, unë e njoh Viniciusin personalisht dhe nuk kam asnjë dyshim se ai është lojtari që punon më së shumti, pa diskutim”, shtoi ai. Arsenali po synon transferimin e yllit të Real Madridit në janar Nacho foli gjithashtu për nevojën që Vinicius dhe pjesa tjetër e skuadrës të arrijnë formën e tyre më të mirë në periudhën vendimtare të sezonit.“Duhet të gjejmë një mënyrë që të dy të performojnë në nivelin e tyre më të lartë gjatë pjesës më të rëndësishme të sezonit”, përfundoi ai./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.