Fiton DibraniFatet e kombeve të vogla dalin nga dyert e tragjedive të mëdha. E kisha lexuar këtë fjali të trishtueshme në kujtimet e Ismail Qemal Beut dhe ishte e para gjë që m’u kujtua teksa po bluaja në mendje atë që sapo kisha dëgjuar. Kishin kaluar vetëm pak minuta prejse nga Haga, fjalët e gjyqtarit amerikan Charles Smith - që në një paradite messhtatori po vendoste jo vetëm për fatet e katër burrave para tij, por edhe për ato të mbi një milion e gjysmë shqiptarëve - kishin arritur në zyrën time. Për mbi një orë, sa zgjati seanca, pothuaj një shekull burgim u dha për katër shqiptarë që guxuan ta ëndërrojnë, të luftojnë për të, dhe t’ia sjellin lirinë popullit të tyre.Skena që ngjante si e nxjerrë nga universi kafkian, do të dukej krejt e panjohur për çdonjërin, parë nga pranvera dhe vera e 99-ës. Gjëma e popullit shqiptar të Kosovës kishte shkundur themelet e qytetërimit perëndimor. Krimet e përbindshme të kryera nga serbët, me qëllim krijimin e një hapësire pa shqiptarë (simotër e “judenfrei”) që, përmes lentes së aparateve të fotoreporterëve dhe kameramanëve, po u bëheshin të njohura dhjetëra dhe madje qindra milionëve përqark botës, kishin trazuar ndërgjegjen njerëzore. Bota demokratike vendosi të ndërhyjë, t’i japë fund atyre tmerreve. T’ua japë dorën e ndihmës atyre disa mijëra shqiptarëve që guxonin të luftonin për liri. Dhe, t’u japë shpresë miliona të tjerëve. Dukej atëherë dhe akoma më e pabesueshme duket sot kur e mendon që Perëndimi bombardoi Jugosllavinë për shkak të shqiptarëve. Duket si ëndërr.Pa kaluar tridhjetë vjet, gjithçka u përmbys. Kishte ndodhur një tjetër ndryshim në boshtin e botës. Dikush mund të thotë se gjithçka qe kthyer në gjendjen fillestare. Buzëqeshja cinike e Hashim Thaçit, atit themelues të shtetit të Kosovës, pasi gjykatësi, duke u thirrur “në emër të popullit të Kosovës”, e dënoi me 25 vjet burgim, e kishte të shkruar gjithandej këtë të vërtetë të dhimbshme për të cilën, themeluesi i shtetit shqiptar, teksa rrëfente për Konfe
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.