Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të lindjeve në Europë, nga viti 1997, ndërsa i gjithë rajoni ka zbritur nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë. Serbia ofron deri në 27 mijë euro për fëmijën e katërt, ndërsa vendet e tjera kanë zgjeruar bonuset, shtesat mujore dhe lehtësitë për familjet. Por përballë emigracionit, plakjes dhe kostos së jetesës, pyetja mbetet: a mund të blihet e ardhmja me një bonus për beben?Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Perëndimor nuk ishte aspak uniforme. Shqipëria dhe Kosova hynin në dekadë me nivele ende të larta lindshmërie, ndërsa Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe, pjesërisht, Maqedonia e Veriut e kishin nisur shumë më herët tranzicionin drejt familjeve më të vogla.Pra, ideja se i gjithë rajoni “lindte shumë” deri në vitet ’90 është vetëm pjesërisht e vërtetë.Në vitin 1990, norma e fertilitetit ishte rreth 3 fëmijë për grua në Shqipëri dhe 3.67 në Kosovë, por vetëm 1.65 në Serbi, 1.79 në Bosnjë-Hercegovinë, 1.95 në Malin e Zi dhe 2.27 në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.Në tri dekadat që pasuan, rënia e lindjeve në të gjithë Ballkanin Perëndimor ka qenë e shpejtë. Nga viti 1997, kur ka të dhëna të disponueshme për të gjitha shtetet, deri në vitin 2025, Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të fortë të numrit të lindjeve, me 63.5%, nga 61.7 mijë në 22.5 mijë.Pas saj vijnë Kosova, me një rënie rreth 48.6%, Maqedonia e Veriut me 46.2%, Bosnjë-Hercegovina me 45.7%, Serbia me 25.4% dhe Mali i Zi me 20.9%, bazuar në të dhënat e përpunuara nga Eurostat. Shqipëria ndodhet kështu në skajin më të fortë të një prirjeje që ka përfshirë të gjithë rajonin.Të dhënat të tjera më të detajuara të Eurostat për gjithë Europën, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se në periudhën 1997-2025, Shqipëria ka shënuar jo vetëm tkurrjen më të lartë të lindjeve në rajon, por në të gjithë Europën.Në vend të d
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
