Foto: TelegrafiIz objave izvora
Federata e Futbollit të Izraelit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përzgjedhësit të Irlandës, Heimir Hallgrimsson, duke i cilësuar fjalët e tij si “marrëzi, injorancë dhe hipokrizi”.Përplasja ka ndodhur në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit, të cilat janë shoqëruar me debate të mëdha për shkak të situatës në Gaza.Gjatë konferencës për media, Hallgrimsson u pyet se si synon ta mbajë ekipin të fokusuar te futbolli, në një kohë kur në Irlandë ka thirrje të shumta për bojkotimin e ndeshjeve për shkak të zhvillimeve në Gaza. Përzgjedhësi irlandez u përgjigj:“E kam thënë tashmë, ne nuk po luajmë me gjenocidin, por kundër gjenocidit. Po luajmë kundër Izraelit, nuk po luajmë me Izraelin”.Reagimi nga pala izraelite erdhi menjëherë përmes profilit zyrtar të federatës në rrjetin social X.“Ne kemi kontribuar në botë dhe njerëzimin në shumë fusha, duke fituar një numër mbresëlënës të çmimeve Nobel”. “Fatkeqësisht, ende nuk kemi gjetur një kurë për marrëzinë, injorancën dhe hipokrizinë që tregon trajneri i kombëtares irlandeze”, thuhej në reagimin e Federatës së Futbollit të Izraelit.Në vijim të reagimit, federata izraelite iu kundërpërgjigj drejtpërdrejt Hallgrimssonit:“Ne nuk po luajmë me injorancën, hipokrizinë dhe marrëzinë. Po luajmë kundër një trajneri që i mishëron ato”.The Israeli FA has hit out at Republic of Ireland manager Heimir Hallgrimsson, insisting his recent comments embody "stupidity, ignorance and hypocrisy" https://t.co/1iT3LVOWFa — RTÉ News (@rtenews) September 21, 2026 Të dyja ndeshjet mes Irlandës dhe Izraelit do të zhvillohen në terrene neutrale. Izraeli do të jetë nikoqir në Debrecen të Hungarisë më 27 shtator, ndërsa ndeshja e kthimit, ku Irlanda është skuadra pritëse, do të luhet në Baçka Topolë të Serbisë më 4 tetor.Në Irlandë prej muajsh është zhvilluar një fushatë për bojkotimin e këtyre ndeshjeve. Më shumë se 160 sportistë irlandezë kanë nënshkruar një letër të hapur, përmes së cilës u kanë bërë thirrje futbollist
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.