PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RusiaRusët jashtë vendit votuan në raportin tetë me një kundër partisë së Putinit, duke sfiduar rezultatet zyrtare
2 min čitanja
Rusia

Rusët jashtë vendit votuan në raportin tetë me një kundër partisë së Putinit, duke sfiduar rezultatet zyrtare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Votat e rusëve jashtë vendit kanë prodhuar një rezultat dukshëm të ndryshëm nga ai i raportuar brenda Rusisë. Dy exit-polle të pavarura, të zhvilluara në dhjetëra qendra votimi në vende të ndryshme, nxorën New People në vend të parë, ndërsa Rusia e Bashkuar, partia e Vladimir Putinit, mori një përqindje shumë më të ulët.Projekti Vote Abroad, i cili anketoi rreth 15,700 votues në 27 qendra votimi në 22 shtete, e nxori New People me 43%, Partinë Komuniste me 18.3% dhe Rusia e Bashkuar me vetëm 5.5%.Një tjetër exit-poll, i zhvilluar nga lëvizja opozitare Vesna dhe projekti Progress, në 18 qendra votimi në 17 shtete, e renditi sërish New People të parën, me 47.3%. Komunistët morën 19.2%, ndërsa Rusia e Bashkuar vetëm 2.8%.Këto shifra ndryshojnë ndjeshëm nga rezultatet zyrtare të raportuara brenda Rusisë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rusia e Bashkuar mori rreth 58%, Partia Komuniste 14%, LDPR rreth 9%, ndërsa New People më pak se 8%.Në disa vende, përfshirë Armeninë, Gjermaninë dhe Finlandën, Rusia e Bashkuar nuk arriti as pragun prej 5% që nevojitet për të fituar mandate në Dumën ruse, transmeton Telegrafi.Ivan Zhdanov, drejtues i projektit Progress dhe ish-drejtues i Fondacionit Antikorrupsion të Alexei Navalnyt, e përshkroi kontrastin mes rezultateve si “shumë të madh”. Sipas tij, 83.5% e të anketuarve që iu përgjigjën pyetjes për besimin nuk u besojnë plotësisht ose kryesisht rezultateve zyrtare.Organizatorët e exit-polleve theksojnë se votat e hedhura jashtë Rusisë nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar përbërjen e Dumës, por pretendojnë se ato tregojnë një panoramë të ndryshme të preferencave të votuesve jashtë vendit.Një faktor i rëndësishëm ishte edhe mungesa e Yabloko-s në fletën federale. Partia, e cila ishte e vetmja forcë e përshkruar në material si kundër luftës, u përjashtua nga zgjedhjet për arsye procedurale. Sipas organizatorëve të exit-polleve, shumë votues kundër luftës që ndodheshin jashtë Rusisë zgjodhën New People në mungesë të një alte

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Votat e rusëve jashtë vendit kanë prodhuar një rezultat dukshëm të ndryshëm nga ai i raportuar brenda Rusisë. Dy exit-polle të pavarura, të zhvilluara në dhjetëra qendra votimi në vende të ndryshme, nxorën New People në vend të parë, ndërsa Rusia e Bashkuar, partia e Vladimir Putinit, mori një përqindje shumë më të ulët.Projekti Vote Abroad, i cili anketoi rreth 15,700 votues në 27 qendra votimi në 22 shtete, e nxori New People me 43%, Partinë Komuniste me 18.3% dhe Rusia e Bashkuar me vetëm 5.5%.Një tjetër exit-poll, i zhvilluar nga lëvizja opozitare Vesna dhe projekti Progress, në 18 qendra votimi në 17 shtete, e renditi sërish New People të parën, me 47.3%. Komunistët morën 19.2%, ndërsa Rusia e Bashkuar vetëm 2.8%.Këto shifra ndryshojnë ndjeshëm nga rezultatet zyrtare të raportuara brenda Rusisë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rusia e Bashkuar mori rreth 58%, Partia Komuniste 14%, LDPR rreth 9%, ndërsa New People më pak se 8%.Në disa vende, përfshirë Armeninë, Gjermaninë dhe Finlandën, Rusia e Bashkuar nuk arriti as pragun prej 5% që nevojitet për të fituar mandate në Dumën ruse, transmeton Telegrafi.Ivan Zhdanov, drejtues i projektit Progress dhe ish-drejtues i Fondacionit Antikorrupsion të Alexei Navalnyt, e përshkroi kontrastin mes rezultateve si “shumë të madh”. Sipas tij, 83.5% e të anketuarve që iu përgjigjën pyetjes për besimin nuk u besojnë plotësisht ose kryesisht rezultateve zyrtare.Organizatorët e exit-polleve theksojnë se votat e hedhura jashtë Rusisë nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar përbërjen e Dumës, por pretendojnë se ato tregojnë një panoramë të ndryshme të preferencave të votuesve jashtë vendit.Një faktor i rëndësishëm ishte edhe mungesa e Yabloko-s në fletën federale. Partia, e cila ishte e vetmja forcë e përshkruar në material si kundër luftës, u përjashtua nga zgjedhjet për arsye procedurale. Sipas organizatorëve të exit-polleve, shumë votues kundër luftës që ndodheshin jashtë Rusisë zgjodhën New People në mungesë të një alte

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…