PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Body blush“Body blush”, Skuqja nuk është më vetëm për fytyrën - trendi i ri që po përdorin edhe yjet
2 min čitanja
Body blush

“Body blush”, Skuqja nuk është më vetëm për fytyrën - trendi i ri që po përdorin edhe yjet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një teknikë e re bukurie, e quajtur “body blush”, po përdoret gjithnjë e më shumë nga artistët profesionistë të grimit për t’i dhënë ngrohtësi dhe shkëlqim edhe pjesës së sipërme të trupit.Teknika konsiston në aplikimin e një sasie të vogël skuqësi në zonat ku bie natyrshëm dielli, si klavikulat, shpatullat, gjoksi dhe dekolteja. Sipas artistëve të grimit, kjo krijon një pamje më të njëtrajtshme dhe një efekt të lehtë të nxirë, duke bërë që grimi i fytyrës të harmonizohet me pjesën tjetër të trupit. Zendaya është një nga emrat që e ka rikthyer këtë teknikë në vëmendje. Në premierën e “The Odyssey” në New York, artisti i saj i grimit Ernesto Casillas përdori nuancat Caffee dhe Cherry të Prada Beauty, ndërsa pamja e ndritshme e aktores nxiti interesin për mënyrën se si skuqësi mund të përdoret edhe poshtë qafës.Teknika është përdorur edhe te emra të tjerë të njohur. Artistja Carolina Gonzalez ka treguar se e aplikon skuqësin në dekolte dhe gjoks te klientet e saj, mes tyre Alix Earle, AnnaSophia Robb dhe Lux Pascal.Ndërsa Kasey Spickard ka përdorur skuqës kremoz te Ciara Miller, përfshirë paraqitjet e saj në ceremoninë e Oscars dhe në “Love Island”.Për ta provuar në shtëpi, ekspertët rekomandojnë skuqës kremoz, pasi përhapet më lehtë dhe jep një rezultat më natyral. Produkti mund të aplikohet lehtë në qendër të gjoksit dhe të shpërndahet drejt klavikulave e shpatullave, duke shmangur sasitë e mëdha. Një sfungjer ose furçë e dendur ndihmon në krijimin e një kalimi sa më të butë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një teknikë e re bukurie, e quajtur “body blush”, po përdoret gjithnjë e më shumë nga artistët profesionistë të grimit për t’i dhënë ngrohtësi dhe shkëlqim edhe pjesës së sipërme të trupit.Teknika konsiston në aplikimin e një sasie të vogël skuqësi në zonat ku bie natyrshëm dielli, si klavikulat, shpatullat, gjoksi dhe dekolteja. Sipas artistëve të grimit, kjo krijon një pamje më të njëtrajtshme dhe një efekt të lehtë të nxirë, duke bërë që grimi i fytyrës të harmonizohet me pjesën tjetër të trupit. Zendaya është një nga emrat që e ka rikthyer këtë teknikë në vëmendje. Në premierën e “The Odyssey” në New York, artisti i saj i grimit Ernesto Casillas përdori nuancat Caffee dhe Cherry të Prada Beauty, ndërsa pamja e ndritshme e aktores nxiti interesin për mënyrën se si skuqësi mund të përdoret edhe poshtë qafës.Teknika është përdorur edhe te emra të tjerë të njohur. Artistja Carolina Gonzalez ka treguar se e aplikon skuqësin në dekolte dhe gjoks te klientet e saj, mes tyre Alix Earle, AnnaSophia Robb dhe Lux Pascal.Ndërsa Kasey Spickard ka përdorur skuqës kremoz te Ciara Miller, përfshirë paraqitjet e saj në ceremoninë e Oscars dhe në “Love Island”.Për ta provuar në shtëpi, ekspertët rekomandojnë skuqës kremoz, pasi përhapet më lehtë dhe jep një rezultat më natyral. Produkti mund të aplikohet lehtë në qendër të gjoksit dhe të shpërndahet drejt klavikulave e shpatullave, duke shmangur sasitë e mëdha. Një sfungjer ose furçë e dendur ndihmon në krijimin e një kalimi sa më të butë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…