PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Leigh anne pinnockLeigh-Anne Pinnock zbulon barkun e rrumbullakosur në Javën e Modës në Londër
2 min čitanja
Leigh anne pinnock

Leigh-Anne Pinnock zbulon barkun e rrumbullakosur në Javën e Modës në Londër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Leigh-Anne Pinnock tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Londër, teksa mbylli sfilatën e Di Petsa me një paraqitje të veçantë. Këngëtarja, e cila është shtatzënë, zbuloi barkun e rrumbullakosur me një reçipetë të bardhë dhe një fund të shkurtë.Momenti më i veçantë erdhi kur veshja e saj filloi të lëshonte ujë, duke krijuar efektin e një shatërvani teksa Leigh-Anne ecte në pasarelën e The Banking Hall, shkruan DailyMail. Në fund të sfilatës, ajo përqafoi barkun e saj ndërsa uji vazhdonte të rridhte dhe modelet e tjera shtriheshin pranë saj.Leigh-Anne e kompletoi pamjen me një gjerdan të artë, dy vathë të ndryshëm dhe flokë të gjatë të errët të stiluar me efekt të lagur. Ajo kishte gjithashtu lot që i rridhnin në fytyrë, duke e bërë daljen e saj një nga momentet më të veçanta të sfilatës së koleksionit pranverë/verë 2027, të titulluar Holy Milk.Shtatzënia e saj është tashmë në tremujorin e tretë. Në një postim të fundit, ish-anëtarja e Little Mix tha se hormonet e saj janë kudo dhe se po përjeton shumë emocione ndërsa i afrohet lindjes. Leigh-Anne dhe bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, kanë gjithashtu vajza binjake pesëvjeçare.Ajo e bëri publike shtatzëninë në korrik, përmes një videoje nga studioja muzikore, ku shkroi se ndërsa një kapitull po mbyllej, një tjetër po fillonte. Lajmi u prit me emocion edhe nga ish-anëtaret e Little Mix, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Leigh-Anne Pinnock tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Londër, teksa mbylli sfilatën e Di Petsa me një paraqitje të veçantë. Këngëtarja, e cila është shtatzënë, zbuloi barkun e rrumbullakosur me një reçipetë të bardhë dhe një fund të shkurtë.Momenti më i veçantë erdhi kur veshja e saj filloi të lëshonte ujë, duke krijuar efektin e një shatërvani teksa Leigh-Anne ecte në pasarelën e The Banking Hall, shkruan DailyMail. Në fund të sfilatës, ajo përqafoi barkun e saj ndërsa uji vazhdonte të rridhte dhe modelet e tjera shtriheshin pranë saj.Leigh-Anne e kompletoi pamjen me një gjerdan të artë, dy vathë të ndryshëm dhe flokë të gjatë të errët të stiluar me efekt të lagur. Ajo kishte gjithashtu lot që i rridhnin në fytyrë, duke e bërë daljen e saj një nga momentet më të veçanta të sfilatës së koleksionit pranverë/verë 2027, të titulluar Holy Milk.Shtatzënia e saj është tashmë në tremujorin e tretë. Në një postim të fundit, ish-anëtarja e Little Mix tha se hormonet e saj janë kudo dhe se po përjeton shumë emocione ndërsa i afrohet lindjes. Leigh-Anne dhe bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, kanë gjithashtu vajza binjake pesëvjeçare.Ajo e bëri publike shtatzëninë në korrik, përmes një videoje nga studioja muzikore, ku shkroi se ndërsa një kapitull po mbyllej, një tjetër po fillonte. Lajmi u prit me emocion edhe nga ish-anëtaret e Little Mix, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…