Superliga e turqisëDellova “fik” Vlahovicin, kosovari shkëlqen në fitoren e madhe të Amedspor
2 min čitanja
Superliga e turqisë
Dellova “fik” Vlahovicin, kosovari shkëlqen në fitoren e madhe të Amedspor
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi kosovar pati përballë sulmuesin Dusan Vlahovic.Amedspor triumfoi 3-2 në Diyarbakır dhe falë këtij rezultati mori tri pikë të rëndësishme, duke kapur edhe kreun. Dellova ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe luajti deri në fund, duke qenë një prej futbollistëve që u angazhuan më së shumti në përballjen me sulmuesin serb. Në mediat turke, Vlahovic u përmend si një prej lojtarëve që u përball me markim të fortë nga mbrojtja e Amedspor. Dellova dhe David Bates e mbajtën afër sulmuesin e Beşiktaşit, duke i vështirësuar hapësirat dhe lojën me shpinë nga porta.Në minutën e 55-të, megjithatë, Vlahovic arriti të shënonte për 2-1 nga një top i kthyer, duke reaguar shpejt pas goditjes së Orkun Kökçü që u ndal nga portieri. Por goli nuk e ndryshoi rrjedhën e përgjithshme të ndeshjes.🇹🇷 Dellova vs Besiktas. 💪 He had little Vlahovic in his little pocked. pic.twitter.com/Sb8e8owQCD — Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) September 21, 2026 Dellova ishte aktiv edhe në duelet direkte, duke marrë karton të verdhë në minutën e 64-t, pas një ndërhyrjeje ndaj Vlahovicit. Kjo ishte një tjetër dëshmi e përballjes së drejtpërdrejtë mes mbrojtësit kosovar dhe sulmuesit të Beşiktaşit.Ai ishte kudo, duke fituar shumë topa ndaj sulmit, ku një nga faqet e respektuara të mediave turke, e futi edhe në formacionin e javës, aty ku ishte edhe Vedat Muriqi. Në fund, Amedspor mori një fitore të madhe dhe hyri në pushimin e kombëtareve në pozitën e parë të Superligës turke, ndërsa Dellova doli nga kjo përballje me një paraqitje të rëndësishme në qendër të mbrojtjes, në një nga testet më të forta të sezonit deri tani. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.