Foto: TelegrafiIz objave izvora
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara nuk goditi vetëm të akuzuarit, por njollosi tërë luftën çlirimtare dhe aleancën me Perëndimin.Sipas Prosperit, vendimi i trupit gjykues për ta cilësuar UÇK-në si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” nënkupton absurdin se edhe NATO-ja ka hyrë në partneritet me një organizatë kriminale.“Kur dëgjoni se çfarë kanë thënë, ata kanë thënë se ka qenë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe kanë thënë se Hashim Thaçi e të tjerët kanë qenë në krye të të gjithë UÇK-së dhe të gjitha abuzimeve që ka bërë UÇK-ja. Nuk e kanë thënë se kanë qenë disa individë në UÇK që nuk e kanë bërë këtë, kështu u urdhërua ose një fraksion që ka qenë përgjegjës.Ata kanë njollosur të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe, në esencë, kanë njollosur të gjithë trashëgiminë e çlirimit të Kosovës dhe të pavarësisë. Kanë njollosur NATO-n dhe, në esencë, kanë thënë se NATO-ja ka hyrë në partneritet me Ndërmarrje Kriminale. Tre burra dhe, një herë e përsëris, dua që shikuesit tuaj të dëgjojnë se çfarë po them: tre burra kanë rishkruar dhe kanë shlyer historinë!”, tha avokati amerikan në KlanKosova.Prosper kritikoi gjithashtu përmendjen e pabazë të komandantëve të tjerë të UÇK-së, të cilët nuk ishin pjesë e gjykimit, si dhe mungesën e thellë të transparencës, me mbajtjen hermetike të aktgjykimit prej më shumë se 2,000 faqesh.Ai konfirmoi se do të qëndrojë krah Thaçit deri në pastrimin e plotë të emrit të tij gjatë apelit, proces ky që pritet të zgjasë rreth një vit, duke e cilësuar vendimin aktual si të padrejtë dhe të korruptuar moralisht.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.