VijestiKurti takohet me Erdoganin, flet edhe për aktgjykimin e Speciales
2 min čitanja
Vijesti
Kurti takohet me Erdoganin, flet edhe për aktgjykimin e Speciales
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York me një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.Përmes një postimi, Kurti ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës në proceset e ndërtimit të shtetit, zhvillimit, diplomacisë dhe fuqizimit ushtarak.“Presidentin Erdoğan e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës, zhvillimit të tij, në diplomaci sikurse edhe për fuqizimin tonë ushtarak, bashkëpunimin në vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes dhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka shkruar Kurti.Sipas Kurtit, marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë forcuar, ndërsa shkëmbimi tregtar mes dy vendeve ka arritur vlerën prej 1 miliard dollarësh.Ai ka theksuar se synimi është që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më tej, duke përmendur edhe rritjen e investimeve turke në Kosovë.“Po ashtu, janë rritur edhe investimet në Kosovë ku së fundmi kemi nisjen e fabrikës së re të municionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec që janë në bashkëpunim me kompani nga Turqia”, ka deklaruar Kurti.Gjatë takimit, kryeministri kosovar ka shprehur mirënjohje edhe për rolin e Turqisë në misionin e KFOR-it dhe kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.Në këtë kuadër, Kurti ka vlerësuar profesionalizmin e gjeneralmajorit Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i forcave të NATO-s në Kosovë.Kurti ka bërë të ditur se me presidentin Erdoğan ka diskutuar edhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Ai e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht”, duke theksuar se, sipas tij, ai duhet të korrigjohet në procedurë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.