Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill ka komentuar reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe iniciativat që lidhen me të ardhmen e kësaj gjykate.Në një lidhje në Euronews Albania, Hill tha se nuk është në pozitë të komentojë iniciativat për ndryshimin apo zhbërjen e Gjykatës Speciale, por theksoi se e kupton zemërimin dhe shqetësimin e qytetarëve pas vendimit. “Nuk jam në pozitë për të komentuar këtë iniciativë apo iniciativa të tjera. E kuptoj që njerëzit ndjejnë mllef, janë të zemëruar, janë shumë të shqetësuar. E kuptoj, por unë shpresoj që së shpejti do të kemi përpjekjet që të apelojmë këtë vendim”, deklaroi Hill.Ai sqaroi se nuk po fliste në emër të gjykatës dhe se qëndrimet e tij ishin personale.“Edhe njëherë nuk e di si janë procedurat, por unë dua ta bëj të qartë. Nuk po flas nga gjykata dhe për gjykatën. Mund të flas vetëm në emrin tim dhe dëshmia ime ishte dëshmia më e mirë që mund të ofrohej, duke thënë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse të vërtetës”, tha ai.Hill, i cili kishte dëshmuar në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se ishte i zhgënjyer dhe i befasuar nga vendimi i shkallës së parë. I pyetur nëse do të dëshmonte edhe në një procedurë eventuale të apelit, ai tha se deri më tani nuk i është kërkuar një gjë e tillë.Duke folur më gjerësisht për situatën politike dhe gjeopolitike në Ballkan, ish-diplomati amerikan tha se fokusi duhet të jetë te ecja përpara dhe te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Sipas tij, duhet të vazhdohet puna e bërë ndër vite nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.“Unë mendoj se ne jemi këtu ku jemi dhe, për sa i përket politikës dhe gjeopolitikës së Ballkanit, duhet të kemi përpjekje që të ecim përpara, duke u mbështetur në punën që kanë bërë ndërmjetësues të ndryshëm gjatë këtyre viteve të fundit, dhe ai është normalizimi i marrëdhënieve”, deklaroi Hill.Ai shtoi se Kosova
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.