Gjilani lokaleNxënësit i bashkohen aksionit për pastrimin e Kamenicës në Ditën Botërore të Pastrimit
1 min čitanja
Gjilani lokale
Nxënësit i bashkohen aksionit për pastrimin e Kamenicës në Ditën Botërore të Pastrimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka njoftuar se është organizuar një aksion për pastrimin e hapësirave publike, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pastrimit. Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, Ndërmarrjen Publike, Policinë dhe DSHPAIE-në, me qëllim të pastrimit të hapësirave publike dhe sensibilizimit për mbrojtjen e mjedisit. Pjesë e aksionit kanë qenë edhe nxënësit e shkollave të komunës, të cilët, së bashku me mësimdhënësit e tyre, kanë zhvilluar aktivitete pastrimi në ambientet e shkollave, si dhe në zona të ndryshme të qytetit dhe fshatrave. Sipas Drejtorisë së Arsimit, përfshirja e nxënësve në këtë aktivitet synon të promovojë kujdesin ndaj mjedisit dhe të rrisë përgjegjësinë qytetare e ekologjike te të rinjtë. Drejtoria ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave dhe institucionet pjesëmarrëse për angazhimin në këtë aksion. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.