PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jeta seksualeNuk e zvogëlojnë vetëm oreksin: A mund të ndikojnë ilaçet GLP-1 edhe në jetën seksuale?
2 min čitanja
Jeta seksuale

Nuk e zvogëlojnë vetëm oreksin: A mund të ndikojnë ilaçet GLP-1 edhe në jetën seksuale?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Disa përdorues raportojnë ndryshime në dëshirë dhe kënaqësi, ndërsa studiuesit po përpiqen të kuptojnë mekanizmat që mund të qëndrojnë pas tyreIlaçet GLP-1 imitojnë hormone që gjenden natyrshëm në organizëm dhe marrin pjesë në kontrollin e oreksit dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Ato përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2, por edhe për humbjen e peshës, çka ka bërë që përdorimi i tyre të rritet ndjeshëm.Me shtimin e numrit të përdoruesve janë shtuar edhe raportimet për mënyrën se si këto barna mund të ndikojnë në jetën e përditshme, përfshirë dëshirën dhe kënaqësinë seksuale. Megjithëse kërkimet shkencore mbi lidhjen midis barnave GLP-1 dhe shëndetit seksual janë ende të kufizuara, kjo çështje po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve.Libido më e ulët dhe ndryshime në orgazëmDisa barna për dobësim përmbajnë semaglutid, një version sintetik të hormonit GLP-1. Ai lidhet me receptorë në tru dhe në pjesë të tjera të trupit, duke ndikuar në oreks, ndjenjën e ngopjes dhe kontrollin e sheqerit në gjak.Barna të tjera përmbajnë tirzepatid, i cili vepron jo vetëm mbi GLP-1, por edhe mbi një hormon tjetër të ngjashëm.Sipas dr. James Simon, gjinekolog dhe endokrinolog riprodhues, zonat e trurit që kontrollojnë oreksin janë të përfshira edhe në sjelljet e lidhura me shpërblimin dhe kënaqësinë. Për këtë arsye, teorikisht është e mundur që ulja e oreksit të shoqërohet te disa persona edhe me ulje të interesimit për aktivitete të tjera të këndshme, përfshirë seksin.Hulumtimet e hershme sugjerojnë gjithashtu se GLP-1 mund të ndikojë në disa receptorë të serotoninës, përfshirë receptorin 5-HT2C. Ky mekanizëm është përmendur edhe në lidhje me efektet seksuale që shfaqen te disa persona që përdorin antidepresantë SSRI, si ulja e dëshirës seksuale apo vonesa e orgazmës.Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë përdoruesit e barnave GLP-1 do të përjetojnë ndryshime të tilla, transmeton Telegrafi. A mund të ndikojnë edhe në muskujt e dyshemesë pelvike?Funksioni seks

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Disa përdorues raportojnë ndryshime në dëshirë dhe kënaqësi, ndërsa studiuesit po përpiqen të kuptojnë mekanizmat që mund të qëndrojnë pas tyreIlaçet GLP-1 imitojnë hormone që gjenden natyrshëm në organizëm dhe marrin pjesë në kontrollin e oreksit dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Ato përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2, por edhe për humbjen e peshës, çka ka bërë që përdorimi i tyre të rritet ndjeshëm.Me shtimin e numrit të përdoruesve janë shtuar edhe raportimet për mënyrën se si këto barna mund të ndikojnë në jetën e përditshme, përfshirë dëshirën dhe kënaqësinë seksuale. Megjithëse kërkimet shkencore mbi lidhjen midis barnave GLP-1 dhe shëndetit seksual janë ende të kufizuara, kjo çështje po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve.Libido më e ulët dhe ndryshime në orgazëmDisa barna për dobësim përmbajnë semaglutid, një version sintetik të hormonit GLP-1. Ai lidhet me receptorë në tru dhe në pjesë të tjera të trupit, duke ndikuar në oreks, ndjenjën e ngopjes dhe kontrollin e sheqerit në gjak.Barna të tjera përmbajnë tirzepatid, i cili vepron jo vetëm mbi GLP-1, por edhe mbi një hormon tjetër të ngjashëm.Sipas dr. James Simon, gjinekolog dhe endokrinolog riprodhues, zonat e trurit që kontrollojnë oreksin janë të përfshira edhe në sjelljet e lidhura me shpërblimin dhe kënaqësinë. Për këtë arsye, teorikisht është e mundur që ulja e oreksit të shoqërohet te disa persona edhe me ulje të interesimit për aktivitete të tjera të këndshme, përfshirë seksin.Hulumtimet e hershme sugjerojnë gjithashtu se GLP-1 mund të ndikojë në disa receptorë të serotoninës, përfshirë receptorin 5-HT2C. Ky mekanizëm është përmendur edhe në lidhje me efektet seksuale që shfaqen te disa persona që përdorin antidepresantë SSRI, si ulja e dëshirës seksuale apo vonesa e orgazmës.Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë përdoruesit e barnave GLP-1 do të përjetojnë ndryshime të tilla, transmeton Telegrafi. A mund të ndikojnë edhe në muskujt e dyshemesë pelvike?Funksioni seks

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…