Besnik berishaAvokati Berisha kritikon nismën për Ligjin e Speciales: Sa më shumë shpjegohet, aq më pak bindëse bëhet
2 min čitanja
Besnik berisha
Avokati Berisha kritikon nismën për Ligjin e Speciales: Sa më shumë shpjegohet, aq më pak bindëse bëhet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Avokati Besnik Berisha ka kritikuar nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se sa më shumë që po shpjegohet propozimi, aq më shumë po lindin dilema juridike rreth mënyrës se si do të funksiononte ai në praktikë.Reagimi i Berishës vjen pasi PDK-ja dorëzoi në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndër të tjera me propozime që prekin juridiksionin dhe vijimin e procedurave pas fazës së apelit.“Sa më shumë po shpjegohet nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, aq më pak bindëse po bëhet juridikisht”, ka shkruar Berisha.Ai është ndalur në shpjegimin sipas të cilit procesi do të vazhdonte në Hagë deri në fazën e apelit, ndërsa në rast të një rigjykimi çështja do të kalonte në Kosovë. Sipas tij, është problematike edhe ideja që, nëse Apeli e lë në fuqi aktgjykimin, mjeti juridik pasues të ushtrohet para Gjykatës Supreme të Kosovës.“Pikërisht këtu qëndron paradoksi”, ka thënë ai.Sipas Berishës, nëse juridiksioni i Dhomave të Specializuara konsiderohet i vlefshëm për gjykimin në shkallë të parë dhe në apel, rezultati i këtij të fundit nuk mund të jetë faktori që përcakton se cila gjykatë do të jetë kompetente më pas.“Juridiksioni nuk është pasojë e rezultatit. Ai duhet të ekzistojë para vendimit, të buroje nga norma dhe të jetë i parashikueshëm për palët që nga fillimi i procedurës”, ka shkruar Berisha.Ai ka shtuar se, sipas tij, nuk mund të ekzistojë një sistem gjyqësor nëse Apeli vendos në një mënyrë dhe një sistem tjetër nëse vendos ndryshe.Berisha ka ngritur gjithashtu dilema rreth rolit që do të mund ta kishte Gjykata Supreme e Kosovës në një proces që deri më tani nuk është zhvilluar para gjykatave të rregullta në Kosovë.“Edhe më e vështirë është të shpjegohet se si Gjykata Supreme e Kosovës do të mund të shndërrohej, në mes të një procedure tashmë të zhvilluar, në instancë të një procesi që nuk ka kaluar asnjëherë nëpër gjykatat e rregullta të Kosovës”, ka deklaruar ai
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.