Skip to comments
Događaj u razvoju
Presley gerber

Presley Gerber foli hapur për varësinë dhe trajtimin me një substancë të ndaluar në Amerikë

Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare në një qendër rehabilitimi, pas një beteje të gjatë me varësinë nga droga dhe probleme të shëndetit mendor. Familja ka kërkuar privatësi në këto momente të vështira.Gerber kishte nisur karrierën si model që në moshën 15-vjeçare dhe kishte punuar me marka të njohura si Dolce & Gabbana dhe Calvin Klein. Megjithatë, krahas suksesit në modë, ai për vite me radhë u përball me probleme personale, përfshirë një arrestim në vitin 2019 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Ai kishte folur hapur edhe në rrjetet sociale për betejën e tij me varësinë, ankthin, sulmet e panikut dhe frikën. Në mars të këtij viti, Gerber tregoi se kishte ndjekur një program dhjetëditor trajtimi me ibogainë në një klinikë në Kankun të Meksikës. Ibogaina është një substancë psikoaktive që është e ndaluar në ShBA dhe përdorimi i saj për trajtimin e varësisë mbetet i debatueshëm.Në mesazhet e tij publike, Gerber kishte shprehur frikën për përballjen me problemet e tij dhe shpresën se trajtimi do të ishte një hap drejt një jete më të qëndrueshme. Ai gjithashtu kishte kritikuar mënyrën se si ishte trajtuar më parë për problemet psikologjike, duke thënë se kishte marrë shumë medikamente pa udhëzime të qarta.Historia e Presley nxjerr në pah edhe një herë vështirësitë me të cilat përballen njerëzit që luftojnë me varësinë dhe problemet e shëndetit mendor, pavarësisht famës, suksesit apo mbështetjes familjare. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Presley Gerber foli hapur për varësinë dhe trajtimin me një substancë të ndaluar në AmerikëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare në një qendër rehabilitimi, pas një beteje të gjatë me varësinë nga droga dhe probleme të shëndetit mendor. Familja ka kërkuar privatësi në këto momente të vështira.Gerber kishte nisur karrierën si model që në moshën 15-vjeçare dhe kishte punuar me marka të njohura si Dolce & Gabbana dhe Calvin Klein. Megjithatë, krahas suksesit në modë, ai për vite me radhë u përball me probleme personale, përfshirë një arrestim në vitin 2019 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Ai kishte folur hapur edhe në rrjetet sociale për betejën e tij me varësinë, ankthin, sulmet e panikut dhe frikën. Në mars të këtij viti, Gerber tregoi se kishte ndjekur një program dhjetëditor trajtimi me ibogainë në një klinikë në Kankun të Meksikës. Ibogaina është një substancë psikoaktive që është e ndaluar në ShBA dhe përdorimi i saj për trajtimin e varësisë mbetet i debatueshëm.Në mesazhet e tij publike, Gerber kishte shprehur frikën për përballjen me problemet e tij dhe shpresën se trajtimi do të ishte një hap drejt një jete më të qëndrueshme. Ai gjithashtu kishte kritikuar mënyrën se si ishte trajtuar më parë për problemet psikologjike, duke thënë se kishte marrë shumë medikamente pa udhëzime të qarta.Historia e Presley nxjerr në pah edhe një herë vështirësitë me të cilat përballen njerëzit që luftojnë me varësinë dhe problemet e shëndetit mendor, pavarësisht famës, suksesit apo mbështetjes familjare. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...