Dhimbja e kokësDhëmbi i pjekurisë mund të shkaktojë dhimbje të fortë në kokë – edhe kur vetë dhëmbi pothuajse nuk dhemb
2 min čitanja
Dhimbja e kokës
Dhëmbi i pjekurisë mund të shkaktojë dhimbje të fortë në kokë – edhe kur vetë dhëmbi pothuajse nuk dhemb
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kur dhimbja përhapet drejt tëmthit, veshit apo nofullës, burimi i vërtetë mund të fshihet larg zonës ku e ndiejmë më fortDhimbjen e fortë të kokës zakonisht e lidhim me migrenën, sinusët, tensionin apo shkaqe të tjera neurologjike dhe vaskulare. Megjithatë, burimi i dhimbjes ndonjëherë mund të ndodhet krejt diku tjetër – përfshirë dhëmbët dhe nofullën. Një dhëmb problematik i pjekurisë, veçanërisht kur nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të dalë siç duhet ose kur rreth tij zhvillohet inflamacion, mund të shkaktojë dhimbje që përhapet përtej zonës së dhëmbit. Pasted markdownPse dhimbja mund të ndihet larg dhëmbitDhëmbët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit të përhershëm që dalin dhe shpesh nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në nofull. Për këtë arsye, ata mund të mbeten plotësisht ose pjesërisht të impaktuar, pra të bllokuar në kockë ose në mishrat e dhëmbëve.Kur dhëmbi del vetëm pjesërisht, rreth kurorës së tij mund të zhvillohet perikoroniti – inflamacion i indeve të buta përreth. Kjo gjendje mund të shkaktojë dhimbje, ënjtje dhe vështirësi në hapjen e gojës, ndërsa dhimbja mund të përhapet drejt veshit, tëmthit, nofullës ose pjesëve të tjera të fytyrës. Një rol të rëndësishëm ka nervi trigeminal, i cili bart informacionin ndijor nga një pjesë e madhe e fytyrës, dhëmbëve dhe nofullave. Për shkak se rrugët nervore të strukturave të ndryshme ndërthuren, truri ndonjëherë nuk e lokalizon saktë burimin e dhimbjes.Dhëmbi mund të jetë problem edhe kur vetë nuk dhemb shumëNjë nga karakteristikat e dhimbjes së referuar është se vendi ku ndihet dhimbja nuk është domosdoshmërisht vendi nga ku ajo buron. Për këtë arsye, një person mund të ketë dhimbje në tëmth, rreth veshit ose në nyjën e nofullës, ndërkohë që shkaku ndodhet te dhëmbi i pjekurisë. Megjithatë, nuk duhet të krijohet përshtypja se çdo dhimbje koke lidhet me dhëmbët e pjekurisë. Një studim me 1.808 persona tregoi se dhëmbët e sipërm të impaktuar të pjekurisë lidhen me probabilitet më të lartë për dhimbje kronike orofacia
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.