PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KomedonetKeni pika të zeza në hundë? Ndoshta nuk janë komedone – ja çfarë mund të fshihet pas tyre
2 min čitanja
Komedonet

Keni pika të zeza në hundë? Ndoshta nuk janë komedone – ja çfarë mund të fshihet pas tyre

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shumë njerëz përpiqen t’i largojnë me metoda të ndryshme, por arsyeja pse rikthehen vazhdimisht mund të jetë krejt tjetërShumë njerëz përballen me akne dhe komedone, probleme të zakonshme të lëkurës që mund të shfaqen pavarësisht moshës. Ato shpesh krijojnë parehati dhe ndikojnë në vetëbesim, sidomos kur paraqiten në zona të dukshme, si fytyra, qafa apo shpina.Megjithëse lidhen më së shpeshti me periudhën e pubertetit, aknet dhe komedonet mund të vazhdojnë edhe në moshë të rritur, duke e bërë kujdesin ndaj lëkurës një proces të gjatë dhe ndonjëherë frustrues.Por pikat e vogla të zeza në hundë mund të mos jenë fare komedone.Nëse e keni vëzhguar nga afër lëkurën e hundës, me siguri keni vënë re pika shumë të vogla, me ngjyrë të errët ose kafe. Reagimi i parë zakonisht është të mendoni se bëhet fjalë për pika të zeza, të cilat krijohen kur poret bllokohen me yndyrë dhe qeliza të vdekura të lëkurës.Megjithatë, dermatologia dhe studiuesja dr. Neera Nathan nga Massachusetts General Hospital shpjegon se jo gjithmonë është kështu.Mund të jenë filamente sebaceeNëse metodat e zakonshme për largimin e pikave të zeza nuk kanë dhënë rezultat, mund të bëhet fjalë për diçka krejtësisht normale: filamentet sebacee.Sipas dr. Nathan, këto pika të vogla janë pjesë normale e strukturës së lëkurës dhe i kemi të gjithë. Ato gjenden brenda poreve dhe ndihmojnë në transportimin e sebumit – yndyrës natyrale të prodhuar nga lëkura – drejt sipërfaqes së saj.Ndryshe nga komedonet, filamentet sebacee nuk konsiderohen problem i lëkurës dhe nuk është e nevojshme të eliminohen. Megjithatë, te disa persona mund të jenë më të dukshme, veçanërisht në hundë dhe në zonën T të fytyrës, transmeton Telegrafi. Si mund të zvogëlohet dukshmëria e tyreDermatologia përmend disa përbërës që mund të ndihmojnë për t’i bërë më pak të dukshme.Një prej tyre është squfuri, i cili përdoret në produkte të caktuara për kujdesin ndaj lëkurës së yndyrshme dhe me akne. Dr. Nathan sugjeron që trajtimi me squfur të aplikohet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shumë njerëz përpiqen t’i largojnë me metoda të ndryshme, por arsyeja pse rikthehen vazhdimisht mund të jetë krejt tjetërShumë njerëz përballen me akne dhe komedone, probleme të zakonshme të lëkurës që mund të shfaqen pavarësisht moshës. Ato shpesh krijojnë parehati dhe ndikojnë në vetëbesim, sidomos kur paraqiten në zona të dukshme, si fytyra, qafa apo shpina.Megjithëse lidhen më së shpeshti me periudhën e pubertetit, aknet dhe komedonet mund të vazhdojnë edhe në moshë të rritur, duke e bërë kujdesin ndaj lëkurës një proces të gjatë dhe ndonjëherë frustrues.Por pikat e vogla të zeza në hundë mund të mos jenë fare komedone.Nëse e keni vëzhguar nga afër lëkurën e hundës, me siguri keni vënë re pika shumë të vogla, me ngjyrë të errët ose kafe. Reagimi i parë zakonisht është të mendoni se bëhet fjalë për pika të zeza, të cilat krijohen kur poret bllokohen me yndyrë dhe qeliza të vdekura të lëkurës.Megjithatë, dermatologia dhe studiuesja dr. Neera Nathan nga Massachusetts General Hospital shpjegon se jo gjithmonë është kështu.Mund të jenë filamente sebaceeNëse metodat e zakonshme për largimin e pikave të zeza nuk kanë dhënë rezultat, mund të bëhet fjalë për diçka krejtësisht normale: filamentet sebacee.Sipas dr. Nathan, këto pika të vogla janë pjesë normale e strukturës së lëkurës dhe i kemi të gjithë. Ato gjenden brenda poreve dhe ndihmojnë në transportimin e sebumit – yndyrës natyrale të prodhuar nga lëkura – drejt sipërfaqes së saj.Ndryshe nga komedonet, filamentet sebacee nuk konsiderohen problem i lëkurës dhe nuk është e nevojshme të eliminohen. Megjithatë, te disa persona mund të jenë më të dukshme, veçanërisht në hundë dhe në zonën T të fytyrës, transmeton Telegrafi. Si mund të zvogëlohet dukshmëria e tyreDermatologia përmend disa përbërës që mund të ndihmojnë për t’i bërë më pak të dukshme.Një prej tyre është squfuri, i cili përdoret në produkte të caktuara për kujdesin ndaj lëkurës së yndyrshme dhe me akne. Dr. Nathan sugjeron që trajtimi me squfur të aplikohet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…