PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KaliforniaTragjedi pranë Kalifornisë, rrëzohet helikopteri që luftonte zjarrin - vdesin dy pilotët
2 min čitanja
Kalifornia

Tragjedi pranë Kalifornisë, rrëzohet helikopteri që luftonte zjarrin - vdesin dy pilotët

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dy pilotë humbën jetën pasi helikopteri me të cilin po hidhnin ujë mbi një zjarr masiv u rrëzua brenda Parkut Kombëtar Yosemite në Kaliforni. Ata ishin të vetmit persona në bord.Helikopteri Super Puma po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit kur u rrëzua të dielën pasdite, në juglindje të liqenit Ostrander.Sipas Benjamin Cossel, zëdhënës i ekipit federal që koordinon operacionin kundër zjarrit, helikopteri po përdorte një kovë uji për të hedhur ujë mbi flakët në një zonë të vështirë për t'u arritur.Dy pilotët punonin për kompaninë ajrore kontraktore Precision dhe ishin pjesë e një ekipi special të zjarrfikësve që përdor helikopterët për të zbritur me litarë në terrene të paarritshme – një teknikë e njohur si helitack rappelling.Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun apo rrethanat e rrëzimit, transmeton Telegrafi.Hetimi do të zhvillohet nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB).“Me trishtim të paimagjinueshëm dhe zemra të thyera ndajmë humbjen e dy anëtarëve të dashur të ekipit tonë”, deklaroi kompania Precision, duke kërkuar privatësi dhe mirëkuptim për familjet e viktimave.#BREAKING 2 pilots killed after a helicopter crashes while battling the Dome Fire in Yosemite National Park; the fire has burned more than 3,000 acres and is 15% contained. https://t.co/ykPl9D4saV — Fast News Network (@fastnewsnet) September 21, 2026Emrat e dy pilotëve nuk janë bërë ende publikë. Rreth 580 persona janë angazhuar në luftën kundër Dome Fire, i cili shpërtheu më 15 shtator pranë Wawona, në Kaliforni.Sipas Qendrës Kombëtare Ndërinstitucionale të Zjarreve, flakët kanë përfshirë rreth 4.7 milje katrore, ose afërsisht 12.3 kilometra katrorë, ndërsa zjarri është aktualisht rreth 15 për qind i kontrolluar.Vendi ku u rrëzua helikopteri ndodhet rreth 14 kilometra në jug të El Capitan, një prej formacioneve më të njohura të Yosemite, dhe rreth 11 kilometra në verilindje të Wawona.Vdekja e dy pilotëve e çon në të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dy pilotë humbën jetën pasi helikopteri me të cilin po hidhnin ujë mbi një zjarr masiv u rrëzua brenda Parkut Kombëtar Yosemite në Kaliforni. Ata ishin të vetmit persona në bord.Helikopteri Super Puma po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit kur u rrëzua të dielën pasdite, në juglindje të liqenit Ostrander.Sipas Benjamin Cossel, zëdhënës i ekipit federal që koordinon operacionin kundër zjarrit, helikopteri po përdorte një kovë uji për të hedhur ujë mbi flakët në një zonë të vështirë për t'u arritur.Dy pilotët punonin për kompaninë ajrore kontraktore Precision dhe ishin pjesë e një ekipi special të zjarrfikësve që përdor helikopterët për të zbritur me litarë në terrene të paarritshme – një teknikë e njohur si helitack rappelling.Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun apo rrethanat e rrëzimit, transmeton Telegrafi.Hetimi do të zhvillohet nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB).“Me trishtim të paimagjinueshëm dhe zemra të thyera ndajmë humbjen e dy anëtarëve të dashur të ekipit tonë”, deklaroi kompania Precision, duke kërkuar privatësi dhe mirëkuptim për familjet e viktimave.#BREAKING 2 pilots killed after a helicopter crashes while battling the Dome Fire in Yosemite National Park; the fire has burned more than 3,000 acres and is 15% contained. https://t.co/ykPl9D4saV — Fast News Network (@fastnewsnet) September 21, 2026Emrat e dy pilotëve nuk janë bërë ende publikë. Rreth 580 persona janë angazhuar në luftën kundër Dome Fire, i cili shpërtheu më 15 shtator pranë Wawona, në Kaliforni.Sipas Qendrës Kombëtare Ndërinstitucionale të Zjarreve, flakët kanë përfshirë rreth 4.7 milje katrore, ose afërsisht 12.3 kilometra katrorë, ndërsa zjarri është aktualisht rreth 15 për qind i kontrolluar.Vendi ku u rrëzua helikopteri ndodhet rreth 14 kilometra në jug të El Capitan, një prej formacioneve më të njohura të Yosemite, dhe rreth 11 kilometra në verilindje të Wawona.Vdekja e dy pilotëve e çon në të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…