PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata specialeAvokati Prosper: Aktgjykimi ndaj Thaçit është shumë larg së vërtetës
2 min čitanja
Gjykata speciale

Avokati Prosper: Aktgjykimi ndaj Thaçit është shumë larg së vërtetës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Prosper ka thënë se, pas dëgjimit të aktgjykimit dhe arsyetimit të gjyqtarëve, ka ardhur në përfundimin se vendimi, sipas tij, nuk ishte i ndershëm dhe se është larg së vërtetës.“Kur dëgjova aktgjykimin dhe dëgjova se çfarë kishin për të thënë gjyqtarët, unë sinqerisht konkludova që ishte një vendim jo i ndershëm. Është një situatë që është shumë larg nga e vërteta, e rishkruan historinë”, ka deklaruar Prosper.Ai ka theksuar se beson në sundimin e ligjit, por ka insistuar se ai duhet të zbatohet në mënyrë objektive dhe të paanshme.“Është një situatë ku, mbi të gjitha, duhet thënë se unë besoj në sundimin e ligjit, të gjithë besojmë në sundimin e ligjit, por sundimi i ligjit duhet të aplikohet në mënyrë objektive dhe të paanshme”, është shprehur ai.Avokati i ekipit mbrojtës të Thaçit ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, gjyqtarët e kanë trajtuar çështjen.“Ne kemi një situatë tani ku këpuca është vënë në këmbën e gabuar. Mënyra si e kanë nxjerrë vendimin këta gjyqtarë, si e kanë trajtuar çështjen, sipas mendimit tim, ata e kanë shkelur sundimin e ligjit”, ka thënë Prosper.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Prosper ka thënë se, pas dëgjimit të aktgjykimit dhe arsyetimit të gjyqtarëve, ka ardhur në përfundimin se vendimi, sipas tij, nuk ishte i ndershëm dhe se është larg së vërtetës.“Kur dëgjova aktgjykimin dhe dëgjova se çfarë kishin për të thënë gjyqtarët, unë sinqerisht konkludova që ishte një vendim jo i ndershëm. Është një situatë që është shumë larg nga e vërteta, e rishkruan historinë”, ka deklaruar Prosper.Ai ka theksuar se beson në sundimin e ligjit, por ka insistuar se ai duhet të zbatohet në mënyrë objektive dhe të paanshme.“Është një situatë ku, mbi të gjitha, duhet thënë se unë besoj në sundimin e ligjit, të gjithë besojmë në sundimin e ligjit, por sundimi i ligjit duhet të aplikohet në mënyrë objektive dhe të paanshme”, është shprehur ai.Avokati i ekipit mbrojtës të Thaçit ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, gjyqtarët e kanë trajtuar çështjen.“Ne kemi një situatë tani ku këpuca është vënë në këmbën e gabuar. Mënyra si e kanë nxjerrë vendimin këta gjyqtarë, si e kanë trajtuar çështjen, sipas mendimit tim, ata e kanë shkelur sundimin e ligjit”, ka thënë Prosper.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…