PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GardërobaPesë modele fustanesh që pritet të dominojnë sezonin vjeshtë-dimër
2 min čitanja
Gardëroba

Pesë modele fustanesh që pritet të dominojnë sezonin vjeshtë-dimër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga rikthimet elegante te ngjyrat dhe motivet që bien menjëherë në sy, këtë sezon disa modele po veçohen dukshëm nga të tjeratFustani është një nga pjesët themelore të gardërobës së grave, pikërisht sepse nuk kërkon shumë mendim për kombinimin e pjesës së sipërme me atë të poshtme. Ai është gjithmonë elementi kryesor i dukjes, të cilin mjafton ta plotësoni me këpucët dhe çantën e duhur.Është i përshtatshëm për pothuajse çdo rast, nga ambienti i punës deri te eventet solemne, ndërsa sot nuk mungojnë as prerjet, as ngjyrat për shije të ndryshme.Një tjetër arsye e rëndësishme për popullaritetin e fustaneve është fakti se ato përshtaten me çdo sezon dhe me çdo mot.Tashmë kemi hyrë në sezonin e modës vjeshtë-dimër dhe, nëse po pyesni cilat modele pritet të dominojnë gjatë muajve të ardhshëm, këto janë pesë prej tyre që tashmë po tërheqin vëmendjen.Fustanet me dantellëDantella është rikthyer fuqishëm, si material kryesor, por edhe si detaj i rafinuar. Kjo pëlhurë karakteristike, me punim të hapur dhe delikat, zakonisht lidhet me veshjet më elegante dhe ceremoniale.Këtë sezon, ajo pritet të jetë sërish një nga elementet më të dukshme në koleksionet e fustaneve. Foto: NowFashion/Shutterstock Editorial/Profimedia ProfimediaModelet në nuanca të gjelbraE gjelbra ulliri është ndër ngjyrat që pritet të spikasë këtë vjeshtë, por nuk është e vetmja. Në koleksionet e shtëpive të njohura të modës janë shfaqur edhe shumë nuanca të tjera të gjelbra.Nga tonet e errëta dhe elegante deri te ato më të buta, kjo ngjyrë pritet të zërë një vend të rëndësishëm në gardërobën e sezonit. Foto: Agence / Bestimage / Profimedia Fustanet me motive kafshëshEnde nuk ka ardhur koha për t’i lënë mënjanë motivet kafshërore. Përkundrazi, ato vazhdojnë të jenë të pranishme fuqishëm edhe këtë sezon.Printet leopard, zebra apo variante të tjera të frymëzuara nga bota e kafshëve vazhdojnë të dominojnë, sidomos te fustanet që synojnë një pamje më të guximshme. Foto: / SplashNews.com / Splash / ProfimediaFustane

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga rikthimet elegante te ngjyrat dhe motivet që bien menjëherë në sy, këtë sezon disa modele po veçohen dukshëm nga të tjeratFustani është një nga pjesët themelore të gardërobës së grave, pikërisht sepse nuk kërkon shumë mendim për kombinimin e pjesës së sipërme me atë të poshtme. Ai është gjithmonë elementi kryesor i dukjes, të cilin mjafton ta plotësoni me këpucët dhe çantën e duhur.Është i përshtatshëm për pothuajse çdo rast, nga ambienti i punës deri te eventet solemne, ndërsa sot nuk mungojnë as prerjet, as ngjyrat për shije të ndryshme.Një tjetër arsye e rëndësishme për popullaritetin e fustaneve është fakti se ato përshtaten me çdo sezon dhe me çdo mot.Tashmë kemi hyrë në sezonin e modës vjeshtë-dimër dhe, nëse po pyesni cilat modele pritet të dominojnë gjatë muajve të ardhshëm, këto janë pesë prej tyre që tashmë po tërheqin vëmendjen.Fustanet me dantellëDantella është rikthyer fuqishëm, si material kryesor, por edhe si detaj i rafinuar. Kjo pëlhurë karakteristike, me punim të hapur dhe delikat, zakonisht lidhet me veshjet më elegante dhe ceremoniale.Këtë sezon, ajo pritet të jetë sërish një nga elementet më të dukshme në koleksionet e fustaneve. Foto: NowFashion/Shutterstock Editorial/Profimedia ProfimediaModelet në nuanca të gjelbraE gjelbra ulliri është ndër ngjyrat që pritet të spikasë këtë vjeshtë, por nuk është e vetmja. Në koleksionet e shtëpive të njohura të modës janë shfaqur edhe shumë nuanca të tjera të gjelbra.Nga tonet e errëta dhe elegante deri te ato më të buta, kjo ngjyrë pritet të zërë një vend të rëndësishëm në gardërobën e sezonit. Foto: Agence / Bestimage / Profimedia Fustanet me motive kafshëshEnde nuk ka ardhur koha për t’i lënë mënjanë motivet kafshërore. Përkundrazi, ato vazhdojnë të jenë të pranishme fuqishëm edhe këtë sezon.Printet leopard, zebra apo variante të tjera të frymëzuara nga bota e kafshëve vazhdojnë të dominojnë, sidomos te fustanet që synojnë një pamje më të guximshme. Foto: / SplashNews.com / Splash / ProfimediaFustane

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…