PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arabia sauditeJemenasit ikin përtej Detit të Kuq, luftimet mes Houthive dhe forcave të mbështetura nga Arabia Saudite përshkallëzohen
2 min čitanja
Arabia saudite

Jemenasit ikin përtej Detit të Kuq, luftimet mes Houthive dhe forcave të mbështetura nga Arabia Saudite përshkallëzohen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mijëra civilë jemenas po largohen nga vendi përmes Detit të Kuq, ndërsa luftimet mes rebelëve Houthi dhe forcave pro-qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë përshkallëzuar përgjatë bregdetit të Jemenit. Vetëm në ditët e fundit, më shumë se 3 mijë refugjatë kanë mbërritur në Xhibuti.Mes tyre është edhe Ibrahim Issa, 50 vjeç, nga qyteti bregdetar jemenas Dhubab, një prej zonave në vijën e frontit, transmeton Telegrafi.Sot ai ndodhet në kampin Markazi, në Obock të veriut të Xhibutit, i ulur pranë familjes mbi një mbulesë plastike të shtrirë në dyshemenë me rërë të një magazine të madhe të hapur.Familja e tij është ndër mijëra të tjerat që kanë kaluar me varka ngushticën Bab al-Mandab, për të shpëtuar nga luftimet.“Si mund të qëndroja aty kur fëmijët e mi bërtisnin dhe dridheshin nga frika?”, tregon Issa. Sipas tij, sa herë dëgjojnë avionët, fëmijët fillojnë të bërtasin dhe të qajnë.“Si prindër, përgjegjësia jonë është t’i mbrojmë. Prandaj ikëm, për t’i shpëtuar”, thotë ai.Issa është peshkatar dhe kishte një varkë mjaftueshëm të madhe për të larguar familjen nga Jemeni. Me vete mori edhe disa dhi. Familje të tjera kanë arritur të marrin vetëm disa sende të vogla, ndërsa disa refugjatë kanë mbërritur vetëm me rrobat që kishin veshur.Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 120 mijë jemenas janë zhvendosur nga vala e re e luftimeve përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.Vetëm në ditët e fundit, mbi 3 mijë persona kanë kaluar në Xhibuti, shumë prej tyre familje të tëra.Përshkallëzimi nisi pasi Houthit, të cilët prej vitesh kontrollojnë pjesën më të madhe të zonave të populluara të Jemenit, avancuan me shpejtësi përgjatë bregdetit drejt Bab al-Mandab – ngushticës strategjike ku Deti i Kuq lidhet me Gjirin e Adenit dhe më tej me Oqeanin Indian.Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, është përgjigjur me qindra sulme ajrore në zonat bregdetare ku Houthit po konsolidojnë pozicionet e tyre.Në të njëjtën kohë, Houthit kanë lëshuar qindr

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mijëra civilë jemenas po largohen nga vendi përmes Detit të Kuq, ndërsa luftimet mes rebelëve Houthi dhe forcave pro-qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë përshkallëzuar përgjatë bregdetit të Jemenit. Vetëm në ditët e fundit, më shumë se 3 mijë refugjatë kanë mbërritur në Xhibuti.Mes tyre është edhe Ibrahim Issa, 50 vjeç, nga qyteti bregdetar jemenas Dhubab, një prej zonave në vijën e frontit, transmeton Telegrafi.Sot ai ndodhet në kampin Markazi, në Obock të veriut të Xhibutit, i ulur pranë familjes mbi një mbulesë plastike të shtrirë në dyshemenë me rërë të një magazine të madhe të hapur.Familja e tij është ndër mijëra të tjerat që kanë kaluar me varka ngushticën Bab al-Mandab, për të shpëtuar nga luftimet.“Si mund të qëndroja aty kur fëmijët e mi bërtisnin dhe dridheshin nga frika?”, tregon Issa. Sipas tij, sa herë dëgjojnë avionët, fëmijët fillojnë të bërtasin dhe të qajnë.“Si prindër, përgjegjësia jonë është t’i mbrojmë. Prandaj ikëm, për t’i shpëtuar”, thotë ai.Issa është peshkatar dhe kishte një varkë mjaftueshëm të madhe për të larguar familjen nga Jemeni. Me vete mori edhe disa dhi. Familje të tjera kanë arritur të marrin vetëm disa sende të vogla, ndërsa disa refugjatë kanë mbërritur vetëm me rrobat që kishin veshur.Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 120 mijë jemenas janë zhvendosur nga vala e re e luftimeve përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.Vetëm në ditët e fundit, mbi 3 mijë persona kanë kaluar në Xhibuti, shumë prej tyre familje të tëra.Përshkallëzimi nisi pasi Houthit, të cilët prej vitesh kontrollojnë pjesën më të madhe të zonave të populluara të Jemenit, avancuan me shpejtësi përgjatë bregdetit drejt Bab al-Mandab – ngushticës strategjike ku Deti i Kuq lidhet me Gjirin e Adenit dhe më tej me Oqeanin Indian.Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, është përgjigjur me qindra sulme ajrore në zonat bregdetare ku Houthit po konsolidojnë pozicionet e tyre.Në të njëjtën kohë, Houthit kanë lëshuar qindr

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…