PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Christopher landauMickoski: Maqedonia tani mbron interesat shtetërore me dinjitet dhe argumente
2 min čitanja
Christopher landau

Mickoski: Maqedonia tani mbron interesat shtetërore me dinjitet dhe argumente

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mickoski: Maqedonia tani mbron interesat shtetërore me dinjitet dhe argumenteKryeministri Hristijan Mickoski, i cili këto ditë ndodhet në New York zhvilloi një takim zyrtar me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.Në takim morën pjesë edhe Brendan Hanrahan, Ndihmëssekretar i Shtetit për Evropën, dhe Daniel Lawton, Zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Evropën.Në njoftim thuhet se takimi ishte një mundësi për një bisedë të hapur dhe përmbajtësore mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për thellimin e dialogut politik dhe ekonomik, si dhe për çështje me interes të përbashkët për të dyja vendet."Në një kohë me sfida serioze gjeopolitike dhe ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, për ne është e një rëndësie të jashtëzakonshme të kemi marrëdhënie të forta, të qëndrueshme dhe parimore me partnerët tanë strategjikë.Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë afatgjatë strategjik, dhe komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel të lartë politik është një pjesë e rëndësishme e forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.U diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në disa fusha, për zhvillimin ekonomik dhe investimet, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për rolin e vendit si aleat në NATO dhe partner që kontribuon në stabilitetin rajonal.Maqedonia sot prezantohet me interesa shtetërore të përcaktuara qartë dhe me vendosmërinë për t'i përfaqësuar këto interesa me dinjitet dhe argumente para partnerëve të saj. Ne ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respekt të ndërsjellë, besim dhe bashkëpunim konkret që duhet të sjellë rezultate për qytetarët dhe shtetin", njoftoi Mickoski./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mickoski: Maqedonia tani mbron interesat shtetërore me dinjitet dhe argumenteKryeministri Hristijan Mickoski, i cili këto ditë ndodhet në New York zhvilloi një takim zyrtar me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.Në takim morën pjesë edhe Brendan Hanrahan, Ndihmëssekretar i Shtetit për Evropën, dhe Daniel Lawton, Zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Evropën.Në njoftim thuhet se takimi ishte një mundësi për një bisedë të hapur dhe përmbajtësore mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për thellimin e dialogut politik dhe ekonomik, si dhe për çështje me interes të përbashkët për të dyja vendet."Në një kohë me sfida serioze gjeopolitike dhe ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, për ne është e një rëndësie të jashtëzakonshme të kemi marrëdhënie të forta, të qëndrueshme dhe parimore me partnerët tanë strategjikë.Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë afatgjatë strategjik, dhe komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel të lartë politik është një pjesë e rëndësishme e forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.U diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në disa fusha, për zhvillimin ekonomik dhe investimet, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për rolin e vendit si aleat në NATO dhe partner që kontribuon në stabilitetin rajonal.Maqedonia sot prezantohet me interesa shtetërore të përcaktuara qartë dhe me vendosmërinë për t'i përfaqësuar këto interesa me dinjitet dhe argumente para partnerëve të saj. Ne ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respekt të ndërsjellë, besim dhe bashkëpunim konkret që duhet të sjellë rezultate për qytetarët dhe shtetin", njoftoi Mickoski./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…