PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në New York me kongresistin amerikan Joe Wilson, bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.Takimi u zhvillua në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kurti ka thënë se me Wilsonin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me fokus në siguri e mbrojtje, investime dhe sundimin e ligjit.“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe partneriteti ynë mbetet themelor për sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe partneritetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili daton që nga viti 2011.Kurti ka thënë se është diskutuar edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, ruajtjen e orientimit euroatlantik të rajonit dhe pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Në këtë kuadër, ai ka përmendur edhe aspiratën e Kosovës për avancim drejt pjesëmarrjes së plotë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).Një pjesë e veçantë e takimit, sipas Kurtit, i është kushtuar situatës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Ai ka ngritur çështjet e nënpërfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, polici, gjyqësor dhe shëndetësi, si dhe pasivizimin e adresave, pengesat në arsimin në gjuhën shqipe dhe mosnjohjen e diplomave të fituara në Kosovë.Në takim kanë marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.Kurti ka thënë se nga kongresisti Wilson ka kërkuar që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të trajtohen në Komisionin e Helsinkit dhe që këto çështje të ngrihen në komunikimet me Beogradin.Në fund, Kurti e

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në New York me kongresistin amerikan Joe Wilson, bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.Takimi u zhvillua në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kurti ka thënë se me Wilsonin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me fokus në siguri e mbrojtje, investime dhe sundimin e ligjit.“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe partneriteti ynë mbetet themelor për sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe partneritetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili daton që nga viti 2011.Kurti ka thënë se është diskutuar edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, ruajtjen e orientimit euroatlantik të rajonit dhe pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Në këtë kuadër, ai ka përmendur edhe aspiratën e Kosovës për avancim drejt pjesëmarrjes së plotë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).Një pjesë e veçantë e takimit, sipas Kurtit, i është kushtuar situatës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Ai ka ngritur çështjet e nënpërfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, polici, gjyqësor dhe shëndetësi, si dhe pasivizimin e adresave, pengesat në arsimin në gjuhën shqipe dhe mosnjohjen e diplomave të fituara në Kosovë.Në takim kanë marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.Kurti ka thënë se nga kongresisti Wilson ka kërkuar që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të trajtohen në Komisionin e Helsinkit dhe që këto çështje të ngrihen në komunikimet me Beogradin.Në fund, Kurti e

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…