Nicolas cageNicolas Cage befason me pamjen e re, shfaqet me flokë dhe mjekër të thinjur në tapetin e kuq në Los Angeles
2 min čitanja
Nicolas cage
Nicolas Cage befason me pamjen e re, shfaqet me flokë dhe mjekër të thinjur në tapetin e kuq në Los Angeles
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Aktori i njohur, Nicolas Cage, ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij gjatë një paraqitjeje të rrallë në tapetin e kuq në Los Angeles. 62-vjeçari u shfaq me flokë të thinjur dhe mjekër të plotë, duke u dukur ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar ta shohë.Cage mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Narrativ Lucas në Los Angeles, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Riko Shibata, 31 vjeçe. Foto: ReutersPër këtë event, aktori zgjodhi një kostum elegant në ngjyrë blu, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, derisa pamjen e kompletoi me syze dielli. Flokët dhe mjekra e thinjur i dhanë një pamje krejtësisht të re.Edhe Riko Shibata tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj elegante tërësisht në të bardhë. Ajo kishte zgjedhur pantallona të bardha, një bluzë të përshtatshme dhe një pallto të bardhë me mëngë transparente. Foto: ReutersCage dhe Shibata u njohën në vitin 2019 përmes miqve të përbashkët në qytetin japonez Shiga, teksa aktori ndodhej atje për xhirimet e filmit “Prisoners of the Ghostland”. Në gusht të vitit 2020, Cage zbuloi se çifti ishte fejuar. Çifti u martua më 16 shkurt 2021, në një ceremoni intime në një hotel në Las Vegas. Foto: ReutersNë shtator 2022, Cage dhe Shibata u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan August. Aktori ka edhe dy djem nga marrëdhëniet e tij të mëparshme, Weston dhe Kal-El. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.