PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkimi evropianRekord në BE: 3.9 milionë leje të para qëndrimi u dhanë në vitin 2025
2 min čitanja
Bashkimi evropian

Rekord në BE: 3.9 milionë leje të para qëndrimi u dhanë në vitin 2025

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vendet e Bashkimit Evropian dhanë një numër rekord lejesh të para qëndrimi për shtetasit jashtë BE-së gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 3.9 milionë leje, 10.1% më shumë se një vit më parë.Sipas Eurostatit, bëhet fjalë për 355,350 leje më shumë krahasuar me vitin 2024. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimit të këtyre të dhënave në vitin 2008.Punësimi ishte arsyeja kryesore për dhënien e lejeve të reja të qëndrimit, duke përbërë 33.6% të totalit, me një rritje prej 16.1% krahasuar me vitin paraprak, transmeton Telegrafi.Në vend të dytë ishte bashkimi familjar, me 28.1% të lejeve dhe një rritje prej 14.1%, ndërsa lejet për arsim përbënin 15.5%, pasi u rritën me 9%.E vetmja kategori që shënoi rënie ishte ajo e lejeve për arsye të tjera, ku përfshihet edhe mbrojtja ndërkombëtare, me një ulje prej 0.9%.Spanja ishte vendi që lëshoi më shumë leje të para qëndrimi në vitin 2025, me 635,438 leje, ose 16.5% të totalit të BE-së.Në Spanjë, arsyeja kryesore ishte bashkimi familjar. Vendi lëshoi 275,869 leje për këtë kategori, më shumë se çdo shtet tjetër anëtar. Ato përbënin 43.4% të të gjitha lejeve të dhëna nga Spanja.Pas Spanjës renditen Gjermania me 605,292 leje, Polonia me 467,314, Italia me 433,099 dhe Franca me 377,462.Këto pesë vende së bashku përbënin pothuajse dy të tretat e të gjitha lejeve të para të qëndrimit të lëshuara në BE gjatë vitit të kaluar.Kur shifrat krahasohen me madhësinë e popullsisë, Malta ishte në krye me 57 leje për çdo 1,000 banorë. Pas saj vijnë Qiproja me 47 dhe Portugalia me 27, ndërsa mesatarja e BE-së ishte vetëm 9 leje për 1,000 banorë.Në skajin tjetër, Sllovakia, Çekia, Rumania, Estonia dhe Bullgaria dhanë nga vetëm 4 leje për çdo 1,000 banorë.Jo të gjitha vendet shënuan rritje. Rënien më të madhe e pati Kroacia, me 43.3% më pak leje se në vitin 2024, e ndjekur nga Greqia me 20.6% dhe Austria me 15.5%.Ndërkohë, Portugalia pati rritjen më të madhe, me 154.9%, duke kaluar 310 mijë leje.Sipas shtetësisë, ukrainasit morën

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vendet e Bashkimit Evropian dhanë një numër rekord lejesh të para qëndrimi për shtetasit jashtë BE-së gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 3.9 milionë leje, 10.1% më shumë se një vit më parë.Sipas Eurostatit, bëhet fjalë për 355,350 leje më shumë krahasuar me vitin 2024. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimit të këtyre të dhënave në vitin 2008.Punësimi ishte arsyeja kryesore për dhënien e lejeve të reja të qëndrimit, duke përbërë 33.6% të totalit, me një rritje prej 16.1% krahasuar me vitin paraprak, transmeton Telegrafi.Në vend të dytë ishte bashkimi familjar, me 28.1% të lejeve dhe një rritje prej 14.1%, ndërsa lejet për arsim përbënin 15.5%, pasi u rritën me 9%.E vetmja kategori që shënoi rënie ishte ajo e lejeve për arsye të tjera, ku përfshihet edhe mbrojtja ndërkombëtare, me një ulje prej 0.9%.Spanja ishte vendi që lëshoi më shumë leje të para qëndrimi në vitin 2025, me 635,438 leje, ose 16.5% të totalit të BE-së.Në Spanjë, arsyeja kryesore ishte bashkimi familjar. Vendi lëshoi 275,869 leje për këtë kategori, më shumë se çdo shtet tjetër anëtar. Ato përbënin 43.4% të të gjitha lejeve të dhëna nga Spanja.Pas Spanjës renditen Gjermania me 605,292 leje, Polonia me 467,314, Italia me 433,099 dhe Franca me 377,462.Këto pesë vende së bashku përbënin pothuajse dy të tretat e të gjitha lejeve të para të qëndrimit të lëshuara në BE gjatë vitit të kaluar.Kur shifrat krahasohen me madhësinë e popullsisë, Malta ishte në krye me 57 leje për çdo 1,000 banorë. Pas saj vijnë Qiproja me 47 dhe Portugalia me 27, ndërsa mesatarja e BE-së ishte vetëm 9 leje për 1,000 banorë.Në skajin tjetër, Sllovakia, Çekia, Rumania, Estonia dhe Bullgaria dhanë nga vetëm 4 leje për çdo 1,000 banorë.Jo të gjitha vendet shënuan rritje. Rënien më të madhe e pati Kroacia, me 43.3% më pak leje se në vitin 2024, e ndjekur nga Greqia me 20.6% dhe Austria me 15.5%.Ndërkohë, Portugalia pati rritjen më të madhe, me 154.9%, duke kaluar 310 mijë leje.Sipas shtetësisë, ukrainasit morën

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…