Reporter i luftës, publicist, veprimtar dhe njeri i librit: Skënder Karaçica rrëfen për babanë e humbur, nënën që mbeti plagë e kujtesës, Drenicën nën represion, luftën e UÇK-së, mërgimin, lobimin shqiptaro-amerikan dhe librin që tashmë ka dalë në dritëIntervistoi: Gazmend KajtaziNë jetën e Skënder Karaçicës, kujtesa personale dhe historia e Kosovës ecin krah për krah. Fëmijëria e plagosur, fjala e shkruar, lufta dhe mërgimi janë bërë pjesë të së njëjtës udhë, një rrugëtim i lidhur fort me Drenicën dhe Atdheun.I lindur më 1954 në Sankoc të Drenicës, ai u përball shumë herët me dhunën e një kohe që shënjoi jo vetëm familjen e tij, por breza të tërë shqiptarësh. Babai, Dyl Dani, humbi jetën si pasojë e dhunës gjatë aksionit famëkeq të mbledhjes së armëve, ndërsa Skënderi u rrit pa të atin.Shkolla, libri dhe shqipja u bënë shtyllat e formimit të tij. Nga Normalja e Prishtinës dhe studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, te shkrimet në “Bota e Re”, “Rilindje”, “Flaka e Vëllazërimit” dhe Radio Prishtinë, nisi një lidhje me penën që do ta shoqëronte për dekada.Vitet ’90 sollën përjashtimin nga puna dhe betejën për ekzistencë, ndërsa lufta e gjeti si reporter të “Koha Ditore”, duke raportuar nga Drenica në një kohë kur gazetari nuk regjistronte vetëm lajmin; ai linte dëshmi për historinë.Pas vitit 1999, jeta e çoi në SHBA, por jo larg Atdheut. Në komunitetin shqiptaro-amerikan vazhdoi angazhimin për çështjen kombëtare, kulturën, gjuhën dhe diasporën.Ndërkohë, pena nuk pushoi. Publicistika, kritika, kujtimet dhe copëzat e jetës që për vite qëndruan të shpërndara në shkrime, sot janë mbledhur edhe në librin e tij të sapodalë në dritë, një vëllim që ruan jo vetëm dekada krijimtarie, por edhe gjurmë të një jete të lidhur me Drenicën, Kosovën dhe mërgatën shqiptare në Amerikë.Pikërisht dalja e librit është edhe arsyeja për t’iu rikthyer kësaj bisede: për të parë jo vetëm autorin, por njeriun pas faqeve, djalin që u rrit pa babanë, mësuesin, reporterin e luftës, mërgimtarin dhe kr
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
