PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Adrion pajazitiDëmtimi shqetëson Shqipërinë, Adrion Pajaziti mund të mungojë
2 min čitanja
Adrion pajaziti

Dëmtimi shqetëson Shqipërinë, Adrion Pajaziti mund të mungojë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Adrion Pajaziti mund të mungojë për disa javë pas dëmtimit që pësoi në derbin e Adriatikut ndaj Rijekës të dielën.Mesfushori shqiptar i Hajdukut dyshohet se ka dëmtuar muskulin kuadriceps, ndërsa ekziston edhe mundësia që të ketë pësuar këputje të tij. Megjithatë, diagnoza përfundimtare ende nuk është konfirmuar. Pajaziti iu bashkua grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë sipas planit dhe gjatë ditës pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Në rast se konfirmohet këputja e muskulit, vlerësimet fillestare flasin për një mungesë prej tri deri në katër javësh. Një dëmtim i tillë do ta largonte nga tubimi kuqezi Pajazitin, ndërsa do t'i humbiste edhe dy ndeshjet e rëndësishme që e presin Hajdukun pas pushimit ndërkombëtar.Pajaziti ka pasur një rol të rëndësishëm në skuadrën e Gonzalo Garcias këtë sezon. Ai ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime. Në kampionat, mesfushori shqiptar i ka nisur nga minuta e parë të shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani. Tashmë, stafi mjekësor i Kombëtares së Shqipërisë pritet të përcaktojë shkallën e saktë të dëmtimit, pas së cilës do të dihet edhe nëse Pajaziti do të jetë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme që e presin Hajdukun në tetor. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Adrion Pajaziti mund të mungojë për disa javë pas dëmtimit që pësoi në derbin e Adriatikut ndaj Rijekës të dielën.Mesfushori shqiptar i Hajdukut dyshohet se ka dëmtuar muskulin kuadriceps, ndërsa ekziston edhe mundësia që të ketë pësuar këputje të tij. Megjithatë, diagnoza përfundimtare ende nuk është konfirmuar. Pajaziti iu bashkua grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë sipas planit dhe gjatë ditës pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Në rast se konfirmohet këputja e muskulit, vlerësimet fillestare flasin për një mungesë prej tri deri në katër javësh. Një dëmtim i tillë do ta largonte nga tubimi kuqezi Pajazitin, ndërsa do t'i humbiste edhe dy ndeshjet e rëndësishme që e presin Hajdukun pas pushimit ndërkombëtar.Pajaziti ka pasur një rol të rëndësishëm në skuadrën e Gonzalo Garcias këtë sezon. Ai ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime. Në kampionat, mesfushori shqiptar i ka nisur nga minuta e parë të shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani. Tashmë, stafi mjekësor i Kombëtares së Shqipërisë pritet të përcaktojë shkallën e saktë të dëmtimit, pas së cilës do të dihet edhe nëse Pajaziti do të jetë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme që e presin Hajdukun në tetor. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…