PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IrgcSHBA dhe Irani shkëmbejnë kërcënime, rriten frikërat për rikthimin e luftës totale
2 min čitanja
Irgc

SHBA dhe Irani shkëmbejnë kërcënime, rriten frikërat për rikthimin e luftës totale

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit po përshkallëzohen sërish, me të dyja palët që shkëmbyen kërcënime të drejtpërdrejta përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Deklaratat kanë shtuar frikën se konflikti mund të rikthehet në një luftë të hapur.Trupat elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) paralajmëruan të hënën se lufta me SHBA-në nuk ka përfunduar, duke thënë se Teherani është përgatitur për një konflikt afatgjatë dhe se disponon armë strategjike që ende nuk janë përdorur.Zëdhënësi i IRGC-së, Hossein Mohebi, tha se Irani ka përmirësuar kapacitetet e tij ushtarake gjatë dhe para luftës dhe se sistemet e papërdorura mund të aktivizohen nëse është e nevojshme.Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura iraniane, në një deklaratë të përbashkët me selinë qendrore Khatam al-Anbiya, pretendoi se kontrolli mbi ngushticën e Hormuzit ka kaluar në menaxhimin iranian, duke theksuar se forcat e vendit nuk do të tërhiqen.Selia Khatam al-Anbiya deklaroi gjithashtu se kishte marrë informacione se SHBA-ja, me mbështetjen e disa vendeve të rajonit, po përgatitej të rifillonte sulmet ndaj Iranit pas një takimi të zhvilluar në një vend evropian të paidentifikuar.Sipas deklaratës iraniane, në rast të një sulmi të ri amerikan, bazat dhe interesat amerikane në rajon do të sulmoheshin vazhdimisht.Udhëheqësit iranianë kanë paralajmëruar gjithashtu se hakmarrja mund të përfshijë edhe forcat detare amerikane në Oqeanin Indian, transmeton Telegrafi.Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump tha për Fox News se po shqyrtonte opsionet e SHBA-së ndaj Iranit dhe përdori një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër për mundësinë e një sulmi të ri.Trump ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë të shtunën në mbrëmje, duke ndërprerë fundjavën në Camp David pa dhënë një shpjegim publik për vendimin.Sipas raportimeve, në tryezën e administratës amerikane ndodhen tre skenarë kryesorë: një sulm i gjerë ushtarak, forcimi i bllokadës ekonomike ndaj Iranit ose një marrëveshje di

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit po përshkallëzohen sërish, me të dyja palët që shkëmbyen kërcënime të drejtpërdrejta përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Deklaratat kanë shtuar frikën se konflikti mund të rikthehet në një luftë të hapur.Trupat elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) paralajmëruan të hënën se lufta me SHBA-në nuk ka përfunduar, duke thënë se Teherani është përgatitur për një konflikt afatgjatë dhe se disponon armë strategjike që ende nuk janë përdorur.Zëdhënësi i IRGC-së, Hossein Mohebi, tha se Irani ka përmirësuar kapacitetet e tij ushtarake gjatë dhe para luftës dhe se sistemet e papërdorura mund të aktivizohen nëse është e nevojshme.Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura iraniane, në një deklaratë të përbashkët me selinë qendrore Khatam al-Anbiya, pretendoi se kontrolli mbi ngushticën e Hormuzit ka kaluar në menaxhimin iranian, duke theksuar se forcat e vendit nuk do të tërhiqen.Selia Khatam al-Anbiya deklaroi gjithashtu se kishte marrë informacione se SHBA-ja, me mbështetjen e disa vendeve të rajonit, po përgatitej të rifillonte sulmet ndaj Iranit pas një takimi të zhvilluar në një vend evropian të paidentifikuar.Sipas deklaratës iraniane, në rast të një sulmi të ri amerikan, bazat dhe interesat amerikane në rajon do të sulmoheshin vazhdimisht.Udhëheqësit iranianë kanë paralajmëruar gjithashtu se hakmarrja mund të përfshijë edhe forcat detare amerikane në Oqeanin Indian, transmeton Telegrafi.Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump tha për Fox News se po shqyrtonte opsionet e SHBA-së ndaj Iranit dhe përdori një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër për mundësinë e një sulmi të ri.Trump ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë të shtunën në mbrëmje, duke ndërprerë fundjavën në Camp David pa dhënë një shpjegim publik për vendimin.Sipas raportimeve, në tryezën e administratës amerikane ndodhen tre skenarë kryesorë: një sulm i gjerë ushtarak, forcimi i bllokadës ekonomike ndaj Iranit ose një marrëveshje di

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…