PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EnëlarësePse enët nuk pastrohen mirë në enëlarëse? - Ekspertët tregojnë gabimet më të zakonshme
2 min čitanja
Enëlarëse

Pse enët nuk pastrohen mirë në enëlarëse? - Ekspertët tregojnë gabimet më të zakonshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Enëlarësja mund të duket si zgjidhja më e lehtë për të pastruar enët, por mënyra se si i vendosni brenda saj ndikon shumë në rezultat. Sipas ekspertes së pajisjeve të kuzhinës Amy Chernoff, disa gabime të zakonshme mund të pengojnë që uji dhe detergjenti të arrijnë në çdo sipërfaqe.Gabimi i parë është mbushja e tepërt e shportës së takëmeve. Kur lugët, pirunët dhe thikat vendosen shumë pranë njëra-tjetrës, ato mund të pengojnë njëra-tjetrën dhe të mos pastrohen mirë. Për këtë arsye, këshillohet të lini hapësirë dhe të alternoni drejtimin e tyre. Një tjetër gabim është vendosja e të gjitha lugëve ose pirunëve së bashku. Takëmet e njëjta kanë tendencë të ngjiten me njëra-tjetrën, duke penguar depërtimin e ujit dhe detergjentit. Përzierja e llojeve të ndryshme në shportë mund të ndihmojë në pastrimin më të mirë.Kujdes duhet treguar edhe me thikat dhe enët e gjata. Thikat e mprehta që lejohen në enëlarëse duhet të vendosen me tehun poshtë dhe në mënyrë të sigurt, ndërsa objektet e gjata nuk duhet të pengojnë krahun spërkatës. Nëse nuk vendosen në mënyrë të sigurt, është më mirë të lahen me dorë.Gabimi i fundit është futja në enëlarëse e enëve që nuk janë të përshtatshme për të. Argjendi i pastër ose i veshur me argjend, takëmet me doreza druri dhe objektet me dekorime delikate duhet të lahen me dorë. Uji i ngrohtë, detergjenti i butë dhe një leckë mikrofibre për tharje mund të ndihmojnë në ruajtjen e tyre. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Enëlarësja mund të duket si zgjidhja më e lehtë për të pastruar enët, por mënyra se si i vendosni brenda saj ndikon shumë në rezultat. Sipas ekspertes së pajisjeve të kuzhinës Amy Chernoff, disa gabime të zakonshme mund të pengojnë që uji dhe detergjenti të arrijnë në çdo sipërfaqe.Gabimi i parë është mbushja e tepërt e shportës së takëmeve. Kur lugët, pirunët dhe thikat vendosen shumë pranë njëra-tjetrës, ato mund të pengojnë njëra-tjetrën dhe të mos pastrohen mirë. Për këtë arsye, këshillohet të lini hapësirë dhe të alternoni drejtimin e tyre. Një tjetër gabim është vendosja e të gjitha lugëve ose pirunëve së bashku. Takëmet e njëjta kanë tendencë të ngjiten me njëra-tjetrën, duke penguar depërtimin e ujit dhe detergjentit. Përzierja e llojeve të ndryshme në shportë mund të ndihmojë në pastrimin më të mirë.Kujdes duhet treguar edhe me thikat dhe enët e gjata. Thikat e mprehta që lejohen në enëlarëse duhet të vendosen me tehun poshtë dhe në mënyrë të sigurt, ndërsa objektet e gjata nuk duhet të pengojnë krahun spërkatës. Nëse nuk vendosen në mënyrë të sigurt, është më mirë të lahen me dorë.Gabimi i fundit është futja në enëlarëse e enëve që nuk janë të përshtatshme për të. Argjendi i pastër ose i veshur me argjend, takëmet me doreza druri dhe objektet me dekorime delikate duhet të lahen me dorë. Uji i ngrohtë, detergjenti i butë dhe një leckë mikrofibre për tharje mund të ndihmojnë në ruajtjen e tyre. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…