Shtesat per femijeJa sa është numri përfitues të shtesave për fëmijë gjatë gushtit
2 min čitanja
Shtesat per femije
Ja sa është numri përfitues të shtesave për fëmijë gjatë gushtit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Skema e shtesave për fëmijë kishte numrin më të madh të përfituesve gjatë gushtit 2026. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga kjo skemë përfituan 374 mijë e 382 fëmijë. Për pagesat e tyre u ndanë mbi 13.5 milionë euro, transmeton KosovaPress.Pas saj renditet skema e pensioneve bazike të moshës, me 171 mijë e 45 përfitues. Për këtë kategori u shpenzuan mbi 27.1 milionë euro.Pensionet kontributpaguese të moshës përfshinë 47 mijë e 841 përfitues. Vlera e pagesave arriti në mbi 11.7 milionë euro.Nga skema për veteranët përfituan 39 mijë e 646 persona. Për pagesat e tyre u shpenzuan mbi 7.8 milionë euro.Ndërkaq, 21 mijë e 655 persona përfituan pensione për personat me aftësi të kufizuara. Shuma e ndarë ishte mbi 3.6 milionë euro.Skema e ndihmës sociale përfshiu 14 mijë e 789 përfitues. Për këtë kategori u paguan mbi 2.1 milionë euro.ASK-ja njofton se 12 mijë e 360 persona përfituan nga pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Pagesat arritën në mbi 3.7 milionë euro.Mbështetje financiare morën edhe 6 mijë e 596 lehona të papunësuara. Për to u ndanë mbi 3.3 milionë euro.Ndërsa, nga skema për lehonat e punësuara përfituan 2 mijë e 219 persona. Vlera e pagesave ishte mbi 1.1 milion euro.Në të gjitha skemat u regjistruan gjithsej 733 mijë e 6 përfitues. Shuma e përgjithshme e pagesave arriti në mbi 82 milionë euro. Sipas ASK-së, skemat e mirëqenies sociale mbështesin kryesisht të moshuarit, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë. /KP/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.