PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Derivatet e naftës në maqedoniBozhinovska: Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët nëse rriten çmimet e derivateve të naftës
1 min čitanja
Derivatet e naftës në maqedoni

Bozhinovska: Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët nëse rriten çmimet e derivateve të naftës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nëse situata me çmimet e derivateve të naftës përshkallëzohet më tej, Qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zbutur tronditjen e çmimeve tek qytetarët, tha sot Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Božinovska.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bozhinovska theksoi se Qeveria po i monitoron nga afër zhvillimet, duke vënë në dukje se rritja e çmimeve është rezultat i faktorëve globalë dhe konflikteve ushtarake mbi të cilat shteti nuk ka ndikim.Bozhinovska tha se masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 përqind është aktualisht aktive."Siç e dini, mund të ketë ulje të tjera. Kjo ekziston si masë, Ministria e Financave i bën masat fiskale dhe i bashkon ato me Qeverinë", tha ajo.Ajo tha se Qeveria do ta shqyrtojë situatën në seancën e ardhshme të martën dhe do të diskutojë hapat e mëtejshëm.Bozhinovska tha gjithashtu se në këtë moment nuk ka negociata të reja për një zbritje shtesë me "Okta", por kjo mundësi mbetet e hapur nëse kriza thellohet.“Nuk kemi filluar, por nëse situata përshkallëzohet më tej, do të marrim të gjitha masat për të zbutur rrezikun për qytetarët”, shtoi Bozhinovska./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nëse situata me çmimet e derivateve të naftës përshkallëzohet më tej, Qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zbutur tronditjen e çmimeve tek qytetarët, tha sot Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Božinovska.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bozhinovska theksoi se Qeveria po i monitoron nga afër zhvillimet, duke vënë në dukje se rritja e çmimeve është rezultat i faktorëve globalë dhe konflikteve ushtarake mbi të cilat shteti nuk ka ndikim.Bozhinovska tha se masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 përqind është aktualisht aktive."Siç e dini, mund të ketë ulje të tjera. Kjo ekziston si masë, Ministria e Financave i bën masat fiskale dhe i bashkon ato me Qeverinë", tha ajo.Ajo tha se Qeveria do ta shqyrtojë situatën në seancën e ardhshme të martën dhe do të diskutojë hapat e mëtejshëm.Bozhinovska tha gjithashtu se në këtë moment nuk ka negociata të reja për një zbritje shtesë me "Okta", por kjo mundësi mbetet e hapur nëse kriza thellohet.“Nuk kemi filluar, por nëse situata përshkallëzohet më tej, do të marrim të gjitha masat për të zbutur rrezikun për qytetarët”, shtoi Bozhinovska./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…