PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata themelore e prizrenitDënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit
2 min čitanja
Gjykata themelore e prizrenit

Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren, i mituri A.O. është dënuar me 9 vjet burgim për vrasjen e rëndë të 27-vjeçarit A.O., ngjarje kjo e ndodhur më 14 qershor 2026 në fshatin Kobaj të Prizrenit.Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata, Departamenti për të Mitur e ka gjetur fajtor të miturin A.O. për dy vepra penale: “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Tragjedia kishte ndodhur gjatë një përleshjeje me mjet të mprehtë (thikë), ku i mituri A.O., në bashkëkryerje me vëllain e tij Sh.O., kishte goditur viktimën një herë në gjoks.Nga plagët e marra, 27-vjeçari kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në këtë incident lëndime të lehta trupore kishte pësuar edhe personi me inicialet I.O. Nesër i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit që u vra me thikë në Prizren Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 18 shtator 2026, i mituri kishte deklaruar se ndihet përgjegjës dhe fajtor për të gjitha veprat që i viheshin në barrë. Trupi gjykues e ka pranuar këtë pranim fajësie pas vlerësimit se i mituri e ka kuptuar plotësisht natyrën dhe pasojat e deklarimit të tij, të bërë në konsultim me mbrojtësin e tij ligjor.Me aktgjykimin dënues të miturit i është shqiptuar dënim me burgim prej 9 vitesh, ku do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.Të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.Lidhur me dy personat e tjerë të dyshuar në këtë rast (Sh.O. dhe A.O.), Gjykata bën të ditur se lënda ndaj tyre vazhdon të jetë në fazën e procedurës hetimore/paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda.Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit pas pranimit të vendimit të plotë me shkrim. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren, i mituri A.O. është dënuar me 9 vjet burgim për vrasjen e rëndë të 27-vjeçarit A.O., ngjarje kjo e ndodhur më 14 qershor 2026 në fshatin Kobaj të Prizrenit.Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata, Departamenti për të Mitur e ka gjetur fajtor të miturin A.O. për dy vepra penale: “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Tragjedia kishte ndodhur gjatë një përleshjeje me mjet të mprehtë (thikë), ku i mituri A.O., në bashkëkryerje me vëllain e tij Sh.O., kishte goditur viktimën një herë në gjoks.Nga plagët e marra, 27-vjeçari kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në këtë incident lëndime të lehta trupore kishte pësuar edhe personi me inicialet I.O. Nesër i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit që u vra me thikë në Prizren Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 18 shtator 2026, i mituri kishte deklaruar se ndihet përgjegjës dhe fajtor për të gjitha veprat që i viheshin në barrë. Trupi gjykues e ka pranuar këtë pranim fajësie pas vlerësimit se i mituri e ka kuptuar plotësisht natyrën dhe pasojat e deklarimit të tij, të bërë në konsultim me mbrojtësin e tij ligjor.Me aktgjykimin dënues të miturit i është shqiptuar dënim me burgim prej 9 vitesh, ku do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.Të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.Lidhur me dy personat e tjerë të dyshuar në këtë rast (Sh.O. dhe A.O.), Gjykata bën të ditur se lënda ndaj tyre vazhdon të jetë në fazën e procedurës hetimore/paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda.Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit pas pranimit të vendimit të plotë me shkrim. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…