PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shendeti ne rend te pare"Strabizmi, dioptria te fëmijët e deri te rëndësia e kontrollit të hershëm" - në podcastin "Shëndeti në rend të parë" me oftalmologen Mirlinda Kubati
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare

"Strabizmi, dioptria te fëmijët e deri te rëndësia e kontrollit të hershëm" - në podcastin "Shëndeti në rend të parë" me oftalmologen Mirlinda Kubati

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sytë janë një nga shqisat më të rëndësishme, por shpesh kujdesi ndaj shikimit nis vetëm pasi shfaqet një problem. Te fëmijët, një shqetësim i vogël që kalon pa u vënë re mund të ndikojë në mënyrën se si ata shohin, mësojnë dhe zhvillohen.Për këtë temë ka folur Mirlinda Kubati, strabologe, në episodin e 89-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga Qendra Laserike e Syrit Kubati dhe United Hospital. Në këtë episod u diskutua për strabizmin, dioptrinë te fëmijët, syrin dembel, rëndësinë e kontrollit të hershëm, mbajtjen e syzeve, trajtimin me mbyllje të syrit dhe keqkuptimet rreth operimit të strabizmit.Kubati shpjegoi se strabologjia merret me devijimin e syrit, por theksoi se më e rëndësishmja është gjetja e shkakut që ka çuar deri te ky devijim. - YouTube www.youtube.com “Strabologjia studion devijimin e syrit. Strabizëm do të thotë devijim i syrit, por devijimi i syrit duhet me e zbulu shkakun”, tha ajo.Sipas saj, nëse prindërit nuk vërejnë ndonjë problem më herët, kontrolli i parë te oftalmologu do të ishte mirë të bëhej rreth moshës tre-vjeçare.“Nëse prindërit nuk vërejnë diçka më herët, atëherë me moshën tre-vjeçare kishte qenë mirë të bëhet vizita e parë te oftalmologu”, u shpreh Kubati.Ajo tregoi se ka raste kur fëmijët shumë të vegjël, madje edhe foshnjat pesë apo gjashtë muajshe, mund të kenë nevojë për syze, sidomos kur dioptria është e lartë.Sipas saj, nëse syzet e ndihmojnë fëmijën të shohë më qartë, edhe foshnja nuk i refuzon domosdoshmërisht ato.Kubati theksoi se prindërit shpesh mund ta vërejnë një problem kur fëmija afrohet shumë te televizori apo kur afron shumë objektet për të parë.Ajo tha se kjo mund të jetë shenjë e dioptrisë, edhe në rastet kur nuk ka ikje të dukshme të syrit.“Shpesh prindërit e vërejnë se i afrohet televizionit”, tha ajo.Duke folur për dioptrinë plus, Kubati shpjegoi se fëmija mund të ketë shikim të turbullt si larg, ashtu edhe afër. Nëse shikimi nuk është i qartë në moshën kur ai zhvillohet, kjo mund të ndiko

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sytë janë një nga shqisat më të rëndësishme, por shpesh kujdesi ndaj shikimit nis vetëm pasi shfaqet një problem. Te fëmijët, një shqetësim i vogël që kalon pa u vënë re mund të ndikojë në mënyrën se si ata shohin, mësojnë dhe zhvillohen.Për këtë temë ka folur Mirlinda Kubati, strabologe, në episodin e 89-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga Qendra Laserike e Syrit Kubati dhe United Hospital. Në këtë episod u diskutua për strabizmin, dioptrinë te fëmijët, syrin dembel, rëndësinë e kontrollit të hershëm, mbajtjen e syzeve, trajtimin me mbyllje të syrit dhe keqkuptimet rreth operimit të strabizmit.Kubati shpjegoi se strabologjia merret me devijimin e syrit, por theksoi se më e rëndësishmja është gjetja e shkakut që ka çuar deri te ky devijim. - YouTube www.youtube.com “Strabologjia studion devijimin e syrit. Strabizëm do të thotë devijim i syrit, por devijimi i syrit duhet me e zbulu shkakun”, tha ajo.Sipas saj, nëse prindërit nuk vërejnë ndonjë problem më herët, kontrolli i parë te oftalmologu do të ishte mirë të bëhej rreth moshës tre-vjeçare.“Nëse prindërit nuk vërejnë diçka më herët, atëherë me moshën tre-vjeçare kishte qenë mirë të bëhet vizita e parë te oftalmologu”, u shpreh Kubati.Ajo tregoi se ka raste kur fëmijët shumë të vegjël, madje edhe foshnjat pesë apo gjashtë muajshe, mund të kenë nevojë për syze, sidomos kur dioptria është e lartë.Sipas saj, nëse syzet e ndihmojnë fëmijën të shohë më qartë, edhe foshnja nuk i refuzon domosdoshmërisht ato.Kubati theksoi se prindërit shpesh mund ta vërejnë një problem kur fëmija afrohet shumë te televizori apo kur afron shumë objektet për të parë.Ajo tha se kjo mund të jetë shenjë e dioptrisë, edhe në rastet kur nuk ka ikje të dukshme të syrit.“Shpesh prindërit e vërejnë se i afrohet televizionit”, tha ajo.Duke folur për dioptrinë plus, Kubati shpjegoi se fëmija mund të ketë shikim të turbullt si larg, ashtu edhe afër. Nëse shikimi nuk është i qartë në moshën kur ai zhvillohet, kjo mund të ndiko

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…